Është arrestuar nga Policia Italiane një prostitutë me origjinë shqiptare, në Monza nën akuzën e tentativës së grabitjes si dhe forma të ndryshme shantazhi.
Prostituta “rekrutonte” klientët nëpërmjet sajteve në internet kundrejt pagesave që shkonin deri në 500 euro.
Po ashtu, gruaja u bënte foto fshehurazi klientëve të vet, duke i përdorur më pas për shantazh.
Por shpesh herë ndodhte që klientët nuk e pëlqenin gruan për shkak të pamjes dhe në lojë hynte tutori, sipas “La Republica”, i cili i kërcënonte gjithashtu klientët.
Në një nga rastet, si ai i mbrëmjes së shkuar, forcat e rendit ndërhynë pasi një klient që kishte refuzuar gruan telefonoi policinë.
Gjatë kontrollit të telefonit, gruas i është gjetur edhe një listë e gjatë me klientë. Çifti shqiptar rreth 30 vjeç, është arrestuar edhe më herët, më 9 mars për një incident të ngjashëm në Cinisello Balsamo (Milano).