Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vazhdojnë sulmet PS-LSI, Mehmetaj i përgjigjet Tahirit: “Habitem si nuk ndjejnë ndopak pendesë”

2017/03/30 at 6:07 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
LSI në sulm, kundër projektit të qeverisë për arsimin profesional

Nga dita në ditë po rritet edhe më tepër tensioni mes PS dhe LSI, kjo në kuadër të fushatës zgjedhore, Teksa sot ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e kritikuar LSI, për mos pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të Kavajës, si kundërpërgjigje ndaj tij, ka ardhur menjëherë një deklaratë e deputetes së LSI-së Kjedi Mehmetaj.

Mehmetaj tha se habitet që këta njerëz nuk ndiejnë pendesë që sovrani po bën zgjedhje të parakohshme pasi oferta e mëparshme kishte qenë krimi e dhuna.

“Po dëgjoja sot njerëz që sajojnë foltore rrugëve të Tiranës e Paskuqanit, se e vuajnë shumë mungesën e foltores në parlament, të thoshin se do të respektonin të drejtën sovrane të popullit për të zgjedhur, habitem si nuk ndjejnë ndopak pendesë që sovrani po bën zgjedhje të parakohshme pikërisht se oferta e mëparshme kishte qenë krimi dhe dhuna. Sot pra të mos bëhemi arrogantë, e as hipokritë, të ulemi me këmbë në tokë e të mendojmë ç’po bëjmë e ç’do bëjmë për shqiptarët e mbi të gjitha për fëmijët tanë”, është shprehur Mehmetaj.

Nga foltorja e parlamentit ajo ka deklaruar se: “ndërkohë që u themi fëmijëve se nuk duhet të kryejnë krime, u servirim atyre modelet se si të inkriminuar janë pjesë e qeverisjes qendrore dhe lokale”, duke iu referuar këtu pikërisht ish-kreut të Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi.

Lidhur me kanabisin, Mehmetaj përgëzoi qeverinë për projektin më të fundit për ta luftuar, duke përfshirë edhe ushtrinë, një propozim ky sipas saj i ardhur nga LSI-ja.

“Ndërkohë që sipas të gjitha të dhënave zyrtare dhe jo zyrtare, mbjellja e kanabisit në Shqipëri është rritur në mënyrë eksponenciale, qeveria më në fund reflektoi dhe e përgëzoj për marrjen e masave kundër mbjelljes së kanabisit në vend. Më vjen mirë që iu larguam justifikimit se shqetësimet e ngritura janë për arsye elektorale, sepse si rrjedhojë e mungesës së luftës kundër kanabisit sot fëmijët e të rinjtë shqiptarë janë drejtpërsëdrejti të ekspozuar ndaj konsumit të hashashit dhe kultivimit të tij”, është shprehur në fjalën e saj në Parlament Mehmetaj.

Kujtojmë që dje nga një takim në Paskuqan, Tahiri sulmoi ashpër LSI-në duke thënë se për ca vota më shumë dalin në lajme dhe shajnë PS. /opinion.al

Etiketa: LSImehmetajpendesepergjigjetpssulmettahiri

Ju sugjerojmë

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
Bota

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

25 Dhjetor, 2025 4:09 pm
Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina
Bota

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

25 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Aktualitet

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor, 2025 2:04 pm
Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
Bota

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

25 Dhjetor, 2025 2:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

25 Dhjetor, 2025 1:52 pm
Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë
Bota

Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë

25 Dhjetor, 2025 12:54 pm
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein
Bota

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

25 Dhjetor, 2025 11:32 am
Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq

25 Dhjetor, 2025 10:32 am
Para
Babai i Taulant Xhakës i përgjigjet De Biazit: Nuk bën me e fyer djalin në …

Babai i Taulant Xhakës i përgjigjet De Biazit: Nuk bën me e fyer djalin në ...

Aksident në rrugën e Kombit, humb jetën një person

Lajmi i fundit/ Aksident në Fier

Rama: Të thuash për Xhafën se ka qenë persekutor është si të thuash për mua se jam i droguar

“Kush gënjen?”/ Rama i përgjigjet Bashës: Pika e rezolutës së PPE-së që nuk e votove

TE FUNDIT

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
25 Dhjetor, 2025

Arabia Saudite ka arritur një moment të rëndësishëm në fushën e qeverisjes së inteligjencës artificiale duke u renditur në vendin e...

Lexo më shumë

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina
25 Dhjetor, 2025

New York Times përpiqet të hartëzojë reagimin e Rusisë ndaj planit të ri prej 20 pikash për t’i dhënë fund...

Lexo më shumë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
25 Dhjetor, 2025

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në...

Lexo më shumë

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
25 Dhjetor, 2025

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com