Në seancën e sotme plenare në rendin e ditës janë 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi. Për votimin e tyre duhen 84 vota, ndaj kjo konsiderohet edhe si provë për mazhorancën.
Të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi nga deputetët të jenë prezent në seancën parlamentare.
Sot pritet të votohen dy kode të rëndësishme si; Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi Penal, për të cilët duhet një shumicë prej 84 votash.
Këto ligje kushtëzohen nga mbështetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka kundërshtuar në komisione nene të caktuara të tyre. Vasilika Hysi në mbjedhjen e grupit të PS ka thënë se këto kode janë ende të pambyllura për shkak të mos dakordësisë me LSI. Të shohim sot nëse mazhoranca i ka 84 vota në Parlament.
/Opinion.al