Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gianni de Biasi flet për largimin e Xhakës nga kombëtarja: “Kisha plane të tjera…”

2017/03/27 at 12:01 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Taulant Xhaka zbulon tre arsyet përse u largua nga Kombëtarja

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollist e ka bërë të qartë vendimin e tij për tu larguar nga ekipi. Për sa kohë në krye të pankinës do të qëndrojë De Biasi ai nuk do të kthehet të luaj për ngjyrat kuq e zi. Në intervistën e fundit mesfushori i Bazelit ishte i drejtpërdrejtë duke akuzuar italianin si fajtor për këtë ngjarje të pakëndshme në Kombëtare.


Zviceriania “Blick” duke dashur të hedhë dritë ka marrë edhe versionin e De Biazit.

“Të premten, kombëtarja e shqiponjave humbi 2-0 në Palermo, kundër Italisë, dhe tani nuk ka asnjë shans për të shkuar në finalet e Kupës së Botës. Shqipëria ishte me fat, që shënjoi ndeshjen e 1000-të të Buffonit në karrierë. Taulant Xhaka qëndroi 90 minuta në stol, nuk luajti fare, por këtë fakt nuk e ka kapërdirë dot mbas ndeshjes. Ai është nisur drejt Zvicrës, duke e lënë kombëtaren, megjithëse Shqipëria do të luajë sfidën miqësore kundër Bosnje-Hercegovinës, të martën në Elbasan,” shkruan “Blick”, që mundohet të hedhë dritë mbi atë që po ndodh, përmes një interviste me De Biazin.

Gianni De Biasi, si jeni?
Jo mirë.

Pse?
Sepse kemi humbur në Itali dhe shanset tona për kualifikim priren drejt zeros tashmë.

Çfarë ka ndodhur me Xhakën?
Pasi nuk luajti ndaj Italisë, me ka dërguar një SMS me shkrim, ku më thoshte se po kthehej te Bazeli, për t’u trajnuar atje.

Çfarë i thatë ju?
Natyrisht, i thashë se për mua nuk ka shenjtorë në ekip, nuk ka Maradona dhe Pele. Kjo do të thotë… Që të gjithë janë të barabartë. Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimet e trajnerit.

A e kuptoni reagimin e Taulantit?
T’ju them të drejtën ky veprim, në këtë mënyrë, nuk erdhi si një e papritur për mua. Edhe në Kampionatin Europian 2016, në Francë, ka bërë një sjellje të papranueshme, për shkak se ishte thjesht një zëvendësues.

Pse nuk luajti ai ndaj Italisë?
Ai ka luajtur çdo ndeshje kualifikuese, veç njërës. Kundër Italisë kisha plane të tjera taktike.

A ka Taulant Xhaka ende të ardhme në kombëtaren e Shqipërisë?
Kjo është pyetje për atë, jo për mua.

Po me Amir Abrashin, çfarë ka ndodhur?
Amir ka probleme në gju. Ne kemi bërë çdo gjë, që ai të mund të jetë gati në Palermo. Kjo nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ka ikur nga kombëtarja tani, e ka një kuptim. Me rëndësi është që të jetë i shëndetshëm përsëri. Me të ka zero probleme.

Po me tifozët shqiptarë çfarë ndodhi?
Ndeshja ishte pranë ndërprerjes përfundimtare për shkak të tyre… Unë nuk e kuptoj. Në pesë vitet e fundit, sa e drejtoj unë Shqipërinë, kurrë nuk kemi pasur problem me tifozët tanë.

A iku tashmë treni i kualifikimit për Shqipërinë?
E kisha thënë që në fillim të eliminatoreve, që normalisht nuk kishim shanse në këtë grup. Do të kisha preferuar të luaja kundër Letonisë, si Zvicra. Në atë rast, me shumë mundësi do të fitonim.

 

Etiketa: Gianni De BiasiItali-Shqiperikombetarjataulant xhaka


Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Fotolajm/ Kur mblidhet familja Mamaqi në ….

Foto/ Postimi i Ermal Mamaqit që “tërboi” ndjekësit e tij në Instagram

Protesta e opozitës/ Lulzim Basha niset për në SHBA

Debati/ Basha i përgjigjet Ramës dhe ambasadës: Po e kam mbështetjen e SHBA-ve

Dhjetë profesionet që ju bëjnë të lumtur

Dhjetë profesionet që ju bëjnë të lumtur
















TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com