Ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu puna e parë që ka bërë në drejtim të këtij dikasteri, ka qenë emërimi i pasardhësit të saj në QSUT.
Do të jetë Enkel Joti drejtori i ri i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Joti ka qenë për disa vite drejtor i televizionit Top Channel, por pas problemeve mes aksionerëve ai u shkarkua rreth 6 muaj më parë. Joti gjatë muajve të fundit ka punuar në TVSH.
Tashmë qeveria Rama i beson drejtimin e qendrës më të madhe spitalore në vend një ish-drejtori televizioni.
/Opinion.al
*Në foto: Rama, Vjollca Hoxha, Enkel Joti, Zaganjori gjatë festës së Top-Channel dy vite më parë