Tifozët e Liverpool kanë përjetuar në “Anfield Road” një ndeshje mes yjeve të klubit të tyre dhe Real Madrid. Përballja e legjendave të të dy skuadrave u organizua për bamirësi, por edhe pse miqësore, nuk mungoi spektakli i golave dhe futbollit që lojtarë klasi si Luis Figo, Michael Owen, Steven Gerrard apo edhe Roberto Carlo mund të dhurojnë.
Kapiteni i Liverpool nuk mund të ishte askush tjetër veçse Gerrard i cili dhuroi emocione me pasime, driblime, goditje dhe gola.
Pavarësisht moshës, lojtarë si Clarense Sedorf dhe të tjerë kishin ende dëshirë për të fituar.
Shkallët e stadiumit ishin tejmbushur duke i kaluar pritshmëritë për një takim të tillë
53,512 tifozë, numër që nuk është arritur në ndeshjet e këtij sezoni që Liverpool ka luajtur në shtëpi.
Pasi shënuan 4 gola, legjendat e Liverpool pësuan 3 herë në pjesën e dytë të ndeshjes
Gerrad u çmua edhe me trofeun e lojtarit më të mirë./TV KLAN