Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kamioni me drogë në Qafë-Thanë, nën hetim disa biznesmenë shqiptarë

2017/03/25 at 3:56 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kamioni me drogë në Qafë-Thanë, nën hetim disa biznesmenë shqiptarë

Prokuroria zgjeron rrjetin e të dyshuarve për kalimin e 8 tonëve hashash drejt Italisë. Burimet thonë se dyshohet se droga ka kaluar në Maqedoni ku është paketuar dhe më pas është nisur transit nga Shqipëria drejt Italisë, ku edhe është bllokuar.

Për këtë fakt janë arrestuar 4 efektivë policie dhe shumë të tjerë janë në hetim, mes tyre edhe biznesmen shqiptar e maqedonas.

Prokuroria për krime të rënda zbardh detaje të operacionit të arrestimit të 4 efektivëve të policisë në pikën e kalimit kufitar të Qafë –Thanës, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës. ABC News ka mësuar se prokuroria, krahas arrestimit të 4 policëve, ka zgjeruar hetimet edhe ndaj disa biznesmenëve shqiptar dhe maqedonas si dhe punonjës dogane në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanë dhe portit të Durrësit. Burimet thonë se kalimi me lehtësi i 8 tonëve hashash në dy pikat e kontrollit kufitar shqiptar, është bërë në bashkëpunim dhe me dijeni edhe të personave të tjerë.

Sipas akuzës, dyshohet se hashashi është dërguar nga Shqipëria në Maqedoni në rrugë të ndryshme, ku është paketuar në një nga magazinat e ngritura enkas për këtë punë shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Hashashi, thonë burimet, është paketuar në qese disa kilogramshe së bashku me pluhur gipsi për të evituar edhe aromën e lëndës narkotike nga qent antidrug. Më pas, kamioni është nisur për në Shqipëri, ku në pikën e kalimit kufitar të Qafë thanës 4 efektivët e policisë kanë bërë gjithçka fiktive.

Ata kanë përpiluar dokumentet sikur kamioni ka hyrë në skaner, është bërë kontrolli fizik i ngarkesës, i dokumenteve shoqëruese, është plumbosur dhe vulosur për transit në Shqipëri me destinacion italin.

Hetuesit, thonë se i çuditshëm është fakti pasi kamioni me shoferin maqedonas nuk rezulton i regjistruar në hyrje të territorit shqiptar por vetëm në dalje. Sipas prokurorisë, edhe në portin e Durrësit mbrëmjen e 5 shkurtit të këtij viti kamioni i mbushur me 8 ton hashash nuk I është nënshtruar kontrollit, duke u mbingarkuar në target i pashqetësuar.

Kamioni me shoferin maqedonas ka udhëtuar me linjën Durrës-Ankona dhe kishte destinacion final Belgjikën.

Me të zbritur në Ankona, thonë burimet e prokurorisë, policia italiane ka dyshuar për ngarkesën e kamionit dhe i është vënë nga pas. Shoferi, pasi ka konstatuar se po ndiqej nga policia, është ndaluar në një parking dhe ka tentuar të shkëpus karrocierin e kamionit për t’u larguar kur ka ndërhyrë policia duke arrestuar shoferin dhe gjet ngarkesën e drogës të fshehur brenda qeseve me pluhur gipsi.

Sipas prokurorisë, 4 punonjësit e policisë të arrestuar me vendim gjykate, Çlirim Pepa, Ervin Kodra, Lirim Halili dhe Syrja Terziu ishin me detyrë në pikën e kontrollit kufitar të Qafë thanës që kanë lejuar kalimin e 8 tonëve hashash. Ata akuzohen për “trafik droge” në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Burimi: Panorama

Etiketa: biznesmene ne hetimKAMIONIqafe thane

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Pesë foto ‘shpërthyese’ të Morena Tarakut

Pesë foto 'shpërthyese' të Morena Tarakut

Amanda bëhet nënë për herë të parë

Amanda bëhet nënë për herë të parë

Adi Krasta s’ndalet: Vazhdoj të jem pa punë

Nuk e keni parë asnjëherë/ Njihuni me bashkëshorten e Adi Krastës

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com