Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohen përplasjet e Avokates së Shtetit me ministrat e Drejtësisë të LSI-së

2017/03/24 at 1:01 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbulohen përplasjet e Avokates së Shtetit me ministrat e Drejtësisë të LSI-së

Gjatë tre viteve të fundit, që prej zgjedhjes në krye të Avokaturës së Shtetit së ish-gjyqtares së Kavajës, Alma Hiçka, qeveria shqiptare ka harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare.


Por procedurat e ndjekura nga Znj. Hicka në përzgjedhjen e këtyre studiove ligjore kanë sjellë përplasje të vazhdueshme me ish ministrat e Drejtësisë, Nasip Naço dhe Ylli Manjani.

Konsulentët e huaj ligjorë janë kontraktuar për çështje që lidhen me konflikte në gjykata arbitrazhi, ku shteti shqiptar është paditur nga kompani të huaja që kërkojnë më shumë se 670 milionë euro si dëmshpërblim për shkelje të kontratave të nënshkruara ose cënim të sigurisë juridike.

Dokumentet e procedurave si dhe komunikimi midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit të siguruara nga BIRN tregojnë se në të paktën 6 procedura prokurimi të tre viteve të fundit, ministri i Drejtësisë nuk e ka miratuar përzgjedhjen e studios së huaj ligjore të bërë nga Hiçka.

Ankesa për procedurat e prokurimit të ndjekura nga Avokatura e Shtetit nuk ka pasur vetëm ministria e Drejtësisë, por edhe studio ligjore vendase dhe të huaja, të cilat e kanë përshkruar procesin e përzgjedhjes së avokatëve si jotransparent.

E kontaktuar nga BIRN, Hiçka nuk iu përgjigj një kërkesë për koment mbi procedurat që Avokatura e Shtetit kishte ndjekur gjatë tre viteve të fundit si dhe përplasjet që ajo ka pasur me dy ministrat e Drejtësisë Naço dhe Manjani.

Përplasja për Becchetin

Ministria e Drejtësisë ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së studios ligjore që do të mbrojë interesat e shtetit shqiptar në gjyqet ndërkombëtare të hapura nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti.

Avokatët e Becchetit e kanë paditur Shqipërinë në tre procese të ndryshme në arbitrazh me seli në Vjenë dhe Paris, duke kërkuar nga shteti shqiptar 400 milionë euro si dëmshpërblim.

Për t’u mbrojtur nga paditë e Becchetit, Avokatura e Shtetit ka hapur procedurat për kontraktimin e një studioje ligjore të huaj me 23 janar 2015.

Dhjetë subjekte të ndryshme u ftuan të marrin pjesë dhe komisioni i vlerësimit të ofertave në Avokaturën e Shtetit përzgjodhi si fitues studion ligjore londineze “Wragge Lawrence Graham & Co” me një çmim 2,2 milionë euro.

Komisioni vlerëson se e shpall fitues “Wragge Lawrence Graham & Co”, pasi merr përsipër të mbrojë interesat e shtetit shqiptar në dy nga tre paditë e ngritura nga Becchetti, atë në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, ICC, për llogari të kompanisë “Hydro Srl”,  dhe padinë e ngritur në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID,  në emër të kompanisë “Albaniabeg Ambient”.

Me urdhërin 3051/33, të nxjerrë me 13 Shkurt 2015, Avokatja e Përgjithshme e Shtetit Alma Hicka ka shpallur fituesin, duke vënë në dijeni dhe ministrinë e Drejtësisë, e cila edhe në këtë rast ka refuzuar ta miratojë procedurën.

Me shkresën nr. 1205/1 të datës 18 Shkurt 2015, ish Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka kërkuar informacion Avokaturës së Shtetit se pse në dy çështjet të ndryshme, atë të  “Albaniabeg Ambient” dhe “Hydro Srl,” studio ligjore fituese është vlerësuar në mënyra të ndryshme përsa i përket reputacionit të saj.

Për këtë procedurë prokurimi, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço kishte marrë një letër ankesë nga avokati Muhamet Gharavi i studios “Derains& Gharavi”, i cili theksonte se ishte njoftuar përmes dy email-eve për skualifikimin, pa marrë “asnjë shpjegim, provë dhe as informacion mbi fituesin”.

Në ankesë, Gharavi hidhte hije dyshimi edhe mbi procedurat e tjera të prokurimit për çështjet e arbitrazhit, të ndjekura nga Avokatura e Shtetit.

Përplasja mes ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit u anashkalua nëpërmjet procedurës së miratimit nga Këshilli i Ministrave dhe  kompania londineze u kontraktua të mbrojë shtetin shqiptar kundër biznesmenit italian.

Por konflikti  për dosjen “Beccheti” nuk mbyllet me kaq.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri i sqaron homologut të tij të Drejtësisë Manjani kostot shtesë për studion ligjore të kontraktuar për paditë e Becchetit.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri i sqaron homologut të tij të Drejtësisë Manjani kostot shtesë për studion ligjore të kontraktuar për paditë e Becchetit.

Ish ministri Manjani ka kërkuar shpjegime për një  projektvendimin  të hartuar nga ministria e Energjetikës, i cili bën fjalë për një kosto të shtuar  për llogari të studios londineze të avokatisë në vlerën e 1,9 milionë eurove.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri e justifikon  miratimin e kësaj shume shtesë me pagesat e ekspertëve që janë marrë nga studioja avokatore.

“Disa kosto shtesë janë shkaktuar edhe nga nevoja e papritur për të marrë ekspertë të caktuar,” thuhet në shkresën e përgjigjes së Gjiknurit për Manjanin.

I pyetur mbi ankesën e tij të 16 Shkurtit 2015, avokati Hamid Gharavi i tha BIRN se arsyeja e skualifikimit të studios që ai përfaqëson lidhet me denoncimin që ai u ka bërë procedurave të Avokaturës së Shtetit.

“Unë kam shprehur në mënyrë të qartë faktin se ne nuk jemi përzgjedhur në konsultime për shkak se ka pasur konflikte serioze të interesit brenda organeve të shtetit,” akuzoi ai.

Rezerva ndaj Avokaturës së Shtetit shprehin edhe përfaqësues të studiove ligjore shqiptare me histori suksesi në tribunalet ndërkombëtare. Një avokat i njohur, i cili kishte konkurruar për të përfaqësuar Shqipërinë pranë Avokaturës së Shtetit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se “deri më sot ne nuk jemi njoftuar pse nuk u vlerësuam. Çfarë kishim dhe çfarë nuk kishim në atë konkurrim”.

Anashkalimi me VKM

Për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm me ministrat e Drejtësisë, Avokatura e Shtetit ndjek një rrugë aspak ortodokse për të vijuar procedurat e saj të kontraktimit të studiove ligjore.

Në çështjen e njohjes së vendimit të ekzekutimit nga Gjykata e Apelit në Romë për arbitrazhin e vitit 1993 të kompanisë “Ilira S.r.l” kundër Shqipërisë, procedura e kontraktimit të një avokati në profesion të lirë është bërë e ‘përshpejtuar.”

Miratimin e procedurës së kontraktimit, Avokatura e Shtetit nuk ia kërkon ministrit të Drejtësisë, por drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.

/Marrë me shkurtime nga BIRN

 

Etiketa: arbitrazheavokatura e shtetitgjyqeMinistria e Drejtësisëperplasje


Ju sugjerojmë

Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
Para
Numërimi i votave në Dibër, kryeson kandidati i majtë

PD bojkoton zgjedhjet në Kavajë

Ja sa herë mund ta përdorni peshqirin e dushit para se ta futni në lavatriçe

Ja sa herë mund ta përdorni peshqirin e dushit para se ta futni në lavatriçe

Rama: Të thuash për Xhafën se ka qenë persekutor është si të thuash për mua se jam i droguar

Rama reagon për bojkotin e PD në zgjedhjet e Kavajës
















TE FUNDIT

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
6 Qershor, 2025

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të...

Lexo më shumë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe do t’i jap dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Shqipërinë në Tiranë. Kundërshtarët e kuqezinjve do të...

Lexo më shumë

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
6 Qershor, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas shqiptar 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim një shtetase kineze për shfrytëzim...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë. Mësohet se skuadra serbe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com