Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Vangjush Dako kane qenë sot bashkë për drekë në një nga restorantet e njohura në Durrës tek Carlie Max Restaurant. Burime bëjnë të ditur se ata kanë kaluar disa orë në shoqërinë e njëri tjetrit ku padyshim zhvillimet më të fundit politike në vend kanë qenë pjesë e bisedës.
Në fakt u duk se pas largimit që kryeministri i bëri Tahirit, mes tyre kish nisur një ftohje në marrëdhënie. Prania e Vangjush Dakos në këtë drekë me siguri ka qenë pjesë e taktikës për të rikuperuar dicka në krisjen që pasoi largimi i Saimir Tahirit nga posti i ministrit të brendshëm. Dako njihet si “pjesë” e grupit që mbështet ish ministrin e brendshëm në rivaliterin tashmë jo më te fshehtë mes Tahirit dhe Veliajt.
Burime të Opinion.al bëjnë të ditur se atmosfera e bisedës mes kryeministrit dhe ish bashkëpunëtorit të tij Saimir Tahiri ka qenë shumë miqësore.
Padyshim që Edi Ramës i nevojiten të gjithe bashkëpuntorët duke u përpjekur ndoshta të sheshojë të paktën për momentin divergjencat, kur dihet qartë që si Veliaj apo Tahiri do kenë rol kyç ne votat e koalicionit në qarkun e Tiranës./Opinion.al/