65-vjeçari Santa Petroviç hoqi dorë nga karriera si inxhinier mekanik dhjetë vjet më parë në përpjekje për t’u distancuar nga monotonia e jetës moderne.
Sot ai muajt e verës ai i kalon në një barakë, që e ka ndërtuar mbi një pemë anësh lumit, ndërsa muajt e dimrit në një shpellë në mal.
Petroviç, i cili në 10 vitet e fundit jeton një jetë të ndërthurur me natyrën, në një deklaratë për gazetaren e Anadolu Agency (AA) tha se asnjëherë jeta nuk i ka buzëqeshur dhe se në çdo periudhë ai është përballur me vështirësi të ndryshme qe ja benin jetën jo kaq të lehtë sa ç’e ka tani.
Ai është shprehur se aktualisht jeton me pension, të cilin e ka përfituar duke punuar jashtë shtetit në kohën kur ishte i ri dhe se aktualisht bën një jetesë të lirë, Petroviç nga juglindja e Serbisë, thotë se më shumë ka miqësi me kafshët sesa me njerëzit.
“Lirinë që përjetoj tani nuk mund ta blej me para. Nuk ka fatura të energjisë elektrike dhe të ujit. Nevojat themelore i përballoj me ato që më ofron natyra”, thotë Petroviç.atsh