Vetëm pak ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda administroi në dosje dëshminë e biznesmenit Ylvi Beqja me cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur, Emiljano Shullazi kërkon përjashtimin gjyqtarëve të çështjes.
Me kërkesë të avokatit, Shullazi kërkon përjashtimin e pesë gjyqtarëve me arsyetimin se kanë marr në pyetje dëshmitarin e mbrojtur Beqja pa pranin e tij.
Avokatët, thonë se vetë gjykata ka vendosur që sigurimi i provës dhe pyetja e Beqajt të bëhet në pezencën e të dyshuarve, por gjykata e ka zhvilluar seancën pa pranin e tyre dhe avokatëve mbrojtës.
Pyetja e Beqajt është bërë në prezencë të avokatit kryesisht, të caktuar nga vet gjykata. Kërkesa për përjashtim do të gjykohet nga gjyqtari i vetëm Dritan Hallunaj gjatë ditëve në vazhdim.
Yvli Beqja ka akuzuar Shullazin dhe pjesëtarët e bandës së tij për gjobëvenie. Ndërkohë kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve, rezulton se është përsëritur edhe në tre raste të tjera, kur gjyqtarët e kanë rrëzuar këtë kërkesë.