Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia, Kina dhe Turqia: Përplasja e madhe e influencave në Ballkan

2017/03/21 at 6:44 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia, Kina dhe Turqia: Përplasja e madhe e influencave në Ballkan

Në një analizë të agjencisë gjermane të lajmeve, po drejtohet vëmendja tek aktorët që duan të kenë influencë në Ballkan.

Bashkimi Europian dhe integrimi euro-atlantik për shumë vetë në rajon përbën bazën e shpresës për një të ardhme më të mirë në Europë. BE mbetet investitorja më e fuqishme e rajonit, megjithë krizën aktuale. Në një intervistë me DW, Stefan Lehne, studiues i fondacionit “Carnegie Europe” me qendër në Bruksel ka theksuar se “si në anën ekonomike, ndihma teknike e të tjera, BE është në mënyrë të pakrahasueshme më e angazhuara, se sa vende të tjera, më shumë se SHBA, Rusia, Turqia do të jenë ndonjëherë”.

Por krahas BE e SHBA janë edhe disa fuqi të tjera botërore që po orientohen gjithnjë e më shumë drejt Europës Juglindore, shkruan dpa. Në analizën e agjencisë gjermane të lajmeve renditen disa vende:

Rusia

Oligarkët rusë kanë blerë pjesë të mëdha të bregdetit malazez të Adriatikut me çmime fantastike. Serbia nga ana e saj e ka shitur industrinë e naftës për një çmim tejet të lirë tek Gazpromi. Ndërsa serbët boshnjakë ia kanë lënë firmave ruse rafineritë në Bosanski Brod dhe Modricë. Mediat shtetërore “Sputnik” dhe “RT” ia dalin të jenë rregullisht prezente në mediat e Ballkanit. Ndërsa në krizën e tejzgjatur  të Maqedonisë, Moska mbështet kreun e qeverisë, Gruevski, ndërsa BE dhe SHBA opozitën. Po kështu ndahen frontet edhe në Kosovë. BE e SHBA mbështet shqiptarët, Rusia serbët. Rusia aktualisht dërgon 6 avionë të tipit MiG29 dhe një sistem mbrojtës raketor për Serbinë.

Turqia

Ky vend ka zellin e madh të rikonstruktojë xhamitë historike të shkatërruara nga lufta si në Prizren, Prishtinë, Banja Luka dhe Sarajevë. Nga ana tjetër Turqia dëshiron të paraqitet si invenstitore e madhe në pjesët e varfra të Bosnjes e Serbisë jugore. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu ndërkohë është kthyer në një burim të rëndësishëm informacioni mediat rajonale në gjuhët e rajonit.

Kina

Ky vend po ndërton me kredi dhe firmat e vet autostrada të rëndësishme në rajon, ura dhe linja hekurudhore. Kina po ashtu ka filluar rikonstruksionin e një centrali energjitik në Serbi, ka blerë fabrikën e çelikut në Smederevë, në Serbi dhe ka hyrë edhe në sektorin bankar rajonal. /DW

Etiketa: ballkanikinaperplasja e influencaverusiaturqia

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
KQZ apel OJF-ve: Sillni anëtarët për Bordin e Monitorimit të Medias, ja kriteret

Dekriminalizimi/ KQZ do të verifikojë 13 deputetë e 4 kryebashkiakë

“Kur u kthye më kapi nga pas”, vajza tregon për ngacmimin e lesbikes

“Kur u kthye më kapi nga pas”, vajza tregon për ngacmimin e lesbikes

Masakra me 3 të vdekur në Tiranë, vrasi i Camorra-s bën ‘gafën’ në qeli

Masakra me 3 të vdekur në Tiranë, vrasi i Camorra-s bën ‘gafën’ në qeli

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com