Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën e njerëzve më të pasur për vitin 2017. Në këtë renditje të përvitshme janë shtuar edhe 196 persona të rinj.
Ajo që është vihet re më tepër është pozicioni i pandryshuar i Bill Gates në krye të listës me njerëzit më të pasur në botë. Ndërsa nga ana tjetër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zbritur ndjeshëm me 220 vende, duke u bërë personi i 544 më i pasur i botës.
Sipas Forbes pasuria e tij llogaritet rreth 3.5 miliardë dollarë, rreth 1 miliardë më pas nga çfarë ishte në 2016-ën.
Pasurinë e Trump është goditur kryesisht nga luhatjet e forta në tregun e pasurive të paluajtshme në Manhatan. Humbje të mëdha ka regjistruar edhe kulla e famshme Trump, aty ku Donald zhvilloi takimet për krijimin e administratës së re para marrjes zyrtare të detyrës. Humbje kanë pasur edhe 8 bizneset e tjera në Manhatan që ndodhen në një rreze prej jo më shumë se 2 km larg Trump Toëer. 40% e pasurisë së Donald Trumpit varet pikërisht nga këto biznese.
Ndikim tek humbja e të ardhurave – sipas Forbes – kanë patur edhe 66 milion dollarët e shpenzuara për fushatën presidenciale dhe 25 milion dollarët e paguara si dëmshpërblim për një çështje gjyqësore me studentët e Universitetit Trump.