Debatet në shtëpinë e Big Brother krijojnë situata të pakëndshme, situata në të cilat diskutohen më pas mes banorëve.
Pas debatit me Lupçen, Kei diskuton me Vivin për reagimet e banorëve të tjerë. Vivi e informon për qëndrimin Fiorentinës e cila tha se “Duhet të na përshtatet ajo ne dhe jo ne asaj” duke iu referuar Keit.
“Fjori është interesante. Mendonte ndryshe Gerta, ndryshe Fiorentina. Ajo me mua e ka më duket. Jemi karaktere impulsivë. Thellë-thellë Fjori do të vijë një ditë te krevati im”, tha Kei teksa ishte e veçuar nga banorët e tjerë me Vivin duke shtuar “Bëj shaka”.