Deputetja Majlinda Bregu ka qenë ndër të parat që ka reaguar për ngjarjen e rëndë të Fierit, të dhjetorit 2016 ku burri vrau barbarisht gruan duke e hedhur nga ballkoni. Ajo ka ndjekur edhe procesin gjyqësor për fëmijët duke dhënë lajmin e mirë se ata janë lënë në kujdestarinë e dajës.
“Dy fëmijët e Liljanës, gruas fatkeqe qe u vra nga burri do të jenë në kujdestarinë e dajës. Gjykata e Fierit ka rrezuar kerkesen e babait qe femijet te rriteshin ne shtepine e femijes”, shkruan deputetja demokrate në facebook.
“Jam e gezuar se ne kete rast drejtesia tregoi se nuk mund te jete vetem leter dhe sidomos kur behet fjale per interesin me te larte te femijes eshte dhe shpirt. Ejona dhe Albani do te rriten me dajen ne familjen e tij. Tani eshte radha e Bashkise se Fierit te mundesoje dhenien e ndihmes per kujdestarine e dy femijeve jetim”, sensibilizon Bregu.