Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet vrasja e Devollit/ Dha dëshmi të rreme për ngjarjen, arrestohet shoku i viktimës

2017/03/19 at 9:27 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vrasja e Devollit/ Dha dëshmi të rreme për ngjarjen, arrestohet shoku i viktimës

Policia e Korçës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Braçanj, një ditë më parë, ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër. Tre emigrantët shqiptarë u sulmuan dhe u goditën me sende të forta dhe më pas u janë marrë sendet personale.

Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur 44 vjeçari Zarif Alliu nga fshati Vërdovë i Pogradecit.

Blutë kanë arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, si dhe një prej të dëmtuarve i cili akuzohet për veprën penale: “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë të mundur arrestimin e shtetasit David Myrte, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj­ Devoll.

Ngjarja sipas Policise:

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.03.2017, në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit : • Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, • D.T, 39 vjeç, banues në Vreshtas­ Maliq dhe shtetasin • Mendar Burnazi, 42 vjeç, banues në Nizhavec Pogradec.

Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, shtetasi Z.A, si edhe mori mjekimin e nevojshëm shtetasi Mendar Burnazi. Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit shtetasit Mendar Burnazi, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” si edhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” parashikuar nga nenet 78, 88, 25 e 305/b të Kodit Penal.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit, kur tre emigrantët shqiptarë u sulmuan dhe u goditën me sende të forta dhe më pas u janë marrë sendet personale. Viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur 44 vjeçari Zarif Alliu nga fshati Vërdovë i Pogradecit. Ai së bashku me një tjetër shtetas shqiptar janë gjendur të hedhur në rrugë në gjendje të rëndë raporton policia e Korçës dhe më pas janë dërguar menjëherë në spital. Por pas marrjes së ndihmës shëndetësore, 44 vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Njëri prej tre emigrantëve ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa i treti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Devollit për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje. Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërsa dyshimet e efektivëve të policisë flasin se autorët fillimisht i kanë grabitur tre emigrantët dhe më pas sulmuar, ku njëri humbi jetën.

Etiketa: devollVrasjaZarif Alliu

Ju sugjerojmë

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
Bota

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

22 Qershor, 2025 5:37 pm
Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit
Bota

Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit

22 Qershor, 2025 5:23 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin

22 Qershor, 2025 5:21 pm
Paralajmëroi hakmarrje, SHBA-Iranit: Do ishte gabim i rëndë
Bota

Paralajmëroi hakmarrje, SHBA-Iranit: Do ishte gabim i rëndë

22 Qershor, 2025 5:05 pm
Para
Diplomati amerikan në Fox News: Ja pse Shqipëria u mbush me drogë

Diplomati amerikan në Fox News: Ja pse Shqipëria u mbush me drogë

Verë “Firts Lady”/ Melani Trump hedh në gjyq bashkëkombasit e saj

Verë "Firts Lady"/ Melani Trump hedh në gjyq bashkëkombasit e saj

Habit doktori i seksit/ “Jam 70 vjeç, por bej seks si i ri”

Habit doktori i seksit/ “Jam 70 vjeç, por bej seks si i ri”

TE FUNDIT

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
22 Qershor, 2025

Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është konfirmuar edhe njëherë nga ambasadorja franceze në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
22 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e armatosur Izrael-Iran. Në një...

Lexo më shumë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
22 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13 në Durrës, ku shtetasja S. T., 66...

Lexo më shumë

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
22 Qershor, 2025

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së në tre centrale bërthamore iraniane, duke thënë se tregojnë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com