Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jorida Tabaku: Në Shqipëri 40% e GDP vjen nga droga, 8 milione rrënjë kanabis të kultivuara 

2017/03/18 at 9:58 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jorida Tabaku: Në Shqipëri 40% e GDP vjen nga droga, 8 milione rrënjë kanabis të kultivuara 

Deputetja demokrate Jorida Tabaku i është referuar edhe një herë raportit të Departamentit Amerikan të Shteteit dhe raportit të Europol,  lidhur me problematikën e kultivimit të drogës në Shqipëri. Përmes një postimi në faqen e saj në FB, deputetja Tabaku ka ripërsritur shqetësimin e opozitës mbi ekononinë shqiptare, që tashmë nuk mbështetet më në prodhimet vendase, por në kultivimin e drogës, që përbën 40% të GDP-së.  Duke iu referuar agjencive  ligjzbatuese, Tabaku pohon se për vitin 2016 në Shqipëri janë kultivuar 8mln rrënjë cannabis sativa në peshën 3.2mln kg. Vlera e saj në tregun shqiptar është rreth 200€/kg. Në tregun Italian shitet në vlerën 600 deri në 700€/kg.


Më poshtë postimi i plotë i Tabakut:

Ekonomia e drogës 40% e GDP!

Raporti DASH dhe EUROPOL noterizuan një nga fatkeqësitë më të mëdha që Rilindja po u lë shqiptarëve, kanabizimin e vendit dhe shndërrimin e tij në burimin kryesor të drogës në Europë si dhe transformimin e vendit në një terren të përshtatshëm për krimin e organizuar. Ajo që lexohet midis rreshtave të këtyre dy raporteve por edhe pohimeve të kreut të Antimafias italiane lidhet me shqetësimin e ngritur prej kohësh si nga unë ashtu edhe nga deputetë të tjerë të opozitës; ekonomia jonë duket se bazën e saj kryesore po e zhvendos nga një ekonomi e shëndetshme bazuar në prodhimin e produkteve dhe shërbimeve të zakonshme në një ekonomi hashashi dhe për pasojë duke prodhuar një krizë si kjo që kemi sot.

Investimi personal I qeverisë, pa të cilën nuk mund të mendohej një shtrirje dhe përhapje kaq e madhe e drogës, ka rezultuar në zëvendësimin e parcelave me të mbjellat e agrumeve, drithërave dhe fruta-perimeve në parcela droge. Shërbimet e shpërndarjes dhe eksportit të produkteve të tilla janë zëvendësuar me korrierë droge që kapen në brigjet e Italisë apo në kufi me Greqinë. Qeveria emëron persona që drejton këtë trafik droge në poste kyçe dhe i mbron ndërkohë që sipas INSTAT industria është në krizë prodhimi për të nëntin tremujor me radhë. Bujqësia vazhdon të jetë thembra e Akilit sepse rilindja është e fokusuar jo në mbështetjen e saj por hashashizimin e vendit.

Arsyeja e vetme se përse Rilindja ka lidhur veten por fatkeqësisht edhe shqiptarët me këtë plagë të rëndë që po na rrënon ekonomikisht dhe si shoqëri, lidhet me atavizmin e saj ndaj pushtetit. Kryeministri dhe gjithë banda që drejton me të janë të preokupuar për të prodhuar një skemë si e si të mundohen të keq-qeverisin sesa të qeverisin. Blerja e votës si dhe manipulimi i dhunshëm i saj janë skenarët që ato duan të përdorin karshi qytetarëve dhe opozitës në ditën e zgjidhjeve. CNN, BBC e shumë media të tjera prestigjoze kanë ngritur këtë shqetësim me përmasa tashmë europiane. Sipas agjensive ligjzbatuese, për vitin 2016 në Shqipëri janë kultivuar 8mln rrënjë cannabis sativa në peshën 3.2mln kg. Vlera e saj në tregun shqiptar është rreth 200€/kg. Në tregun Italian shitet në vlerën 600 deri në 700€/kg.
Vlera e që vjen nga prodhimi, shitja me pakicë në tregun e brendshëm dhe trafikimi në tregun ndërkombëtar përbën 40% e GDP.

Përballë këtyre dy problemeve, opozita por mbi të gjitha qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar. Jo për t’i dhënë pushtet të pamerituar opozitës, por për të mbajtur në këmbë parimet e një demokracie të brishtë për të cilën duhet punuar që ta forcojmë. Duhet qëndruar së bashku, për t’i dhënë fund maskaradës dhe një shteti të përlyer deri në nivelet më të larta nga individë me rekorde kriminale. Duhet qëndruar të bashkuar, për të sjellë në jetë një republikë institucionale që respekton dinjitetin e individit nga më i thjeshti e deri tek ministri apo deputeti.

Raporti i DASH dhe EUROPOL, janë një alarm i vazhdueshëm të cilit duhet t’i vendosim vëmendjen e duhur përpara se droga dhe të inkriminuarit të rrethojnë edhe atë pak hapësirë publike apo private përpara nesh. Ne sot duhej të flisnim për një model të ri ekonomik, si të shfrytëzojmë burime të pashfrytëzuara, duhej të flisnim për një zhvillim rajonal të integruar për të sjellë investimet e huaja e për të nxitur ekonominë, të gjitha këto pjesë e planit të Partisë Demokratike për të gjallëruar ekonominë. Sot Shqipëria meriton më shumë se sa të futet në listën e zezë të vendeve që janë pjesë e trafikut të drogës, të ekonomisë kriminale. Sot Shqipëria meriton më shumë!

Etiketa: Drogagdpjorida tabakuKanabiskultivimiqeveria


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Skape Lordi!!!

Enkel Demi: Ja pse vajzat e show bizit janë eskortë 

Djali i videoklipeve hyn në shtëpinë e “Big Brother”, si e komenton Arbana pamjen e tij 

Djali i videoklipeve hyn në shtëpinë e "Big Brother", si e komenton Arbana pamjen e tij 

Ejona hyn në “Big Brother” pas një sëmundjeje të rëndë, jeta e vështirë e vajzës nga Berati 

Ejona hyn në "Big Brother" pas një sëmundjeje të rëndë, jeta e vështirë e vajzës nga Berati 
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com