Kreu i qeverisë Edi Rama është parë këtë të shtunë i zhveshur nga kostumi zyrtar, ndërsa ka preferuar të ece në këmbë, pasi ka përfunduar drekën në një nga restorantet e njohur pranë Kryeministrisë.
Sikurse shihet edhe në video, Rama i veshur sportiv dhe shoqëruar nga truproja e tij, pasi ka përshkuar në këmbë disa hapa është ndalur në një nga furgonët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët prej ditësh qëndrojë pranë selisë qeveritare, që nga nisja e protestës të opozitës në cadër.
Një imazh jo i zakonshëm ky për Kryeministrin, që shihet të ndalet në derën e pasme të furgonit dhe të përshëndetet me punonjësit, për të vijuar më pas ndalesat edhe në furgonët e tjerë të parkuar aty.
Ndryshe nga dy javë më parë, ku Rama ka kaluar pranë cadrës së opozitës për të drekuar, këtë fundjavë duket se e ka shmangur përballjen me zonën.