Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi i Bankës Botërore: Kjo është zona ku bashkëjetojnë të pasurit e të varfërit e Shqipërisë

2017/03/18 at 1:07 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Studimi i Bankës Botërore: Kjo është zona ku bashkëjetojnë të pasurit e të varfërit e Shqipërisë

Ndryshe nga jashtë ku zona të caktuara njihen si “zona e pasanikëve” në Shqipëri këto janë në formim e sipër dhe për momentin aty jetojnë të varfër e të pasur.


10 vite më parë, Farka ishte një zonë rurale si gjithë të tjerat, me avantazhin e vetëm që ishte afër kryeqytetit dhe kishte pak më shumë hapësira të gjelbra. Sot, ajo është kthyer në një zonë të mbushur me vila luksoze që bashkëjetojnë me banorët e varfër, duke u bërë kështu dëshmitare e qartë e pabarazisë që po krijohet në vend.

Një publikim i fundit, i përbashkët i Bankës Botërore dhe INSTAT, “Portreti i varfërisë dhe pabarazia në Shqipëri”, tregon se është pikërisht Farka, komuna që ka nivelin më të lartë të pabarazisë nga 373 njësitë administrative (fshatra e qytete).

Studimi është i bazuar në Censusin e vitit 2011 dhe Anketën e Matjes së Nivelit të Jetesës 2012, po ashtu dhe në vëzhgimet me familjet për pjesën më të madhe të rajoneve dhe i është përshtatur ndarjes së re territoriale me 61 bashki, por duke ruajtur dhe ndarjen e vjetër me 373 njësi vendore, në mënyrë që të prodhojë rezultate, që janë më domethënëse për politikëbërjen sot.

Pas Farkës, vendi me pabarazinë më të madhe është Lezha. Më pas renditet sërish një komunë e Qarkut të Tiranës, Dajti (edhe kjo një zonë e preferuar për vila), të ndjekur nga qytetet e Durrësit, Sarandës, Tiranës, Vlorës. Dhe komuna me pabarazinë më të ulët në vend është Kalis në Kukës, ku janë të gjithë të varfër.

Tirana

Për qarkun e Tiranës, pas Farkës dhe Dajtit, pabarazia më e lartë është brenda në qytet, ndërsa më e ulëta është në zonat që janë edhe më të varfëra si Zall Bastar, Baldushk, Shëngjergj.

Kukësi

Kalisi është gjithashtu dhe zona me varfërinë më të lartë në vend, ku gati 40% e banorëve janë të varfër. Kukësi ka absolutisht njësitë më të varfra në Shqipëri. Nga 10 komunat më të varfra në vend, 7 prej tyre ndodhen në Kukës dhe 3 të tjerat në Librazhd, Dibër e Tropojë, nga 373 njësitë vendore.

Jugu

Në të kundërt, zonat me varfërinë më të ulët në vend ndodhen në Jug të vendit, në Gjirokastër. Komuna më pak e varfër në Shqipëri është Zagoria, ku niveli i varfërisë është vetëm 2.5%. Nga 10 njësitë më pak të varfra, 7 janë në Gjirokastër dhe 3 të tjerat në Korçë, Sarandë e Përmet.

Po në Gjirokastër janë dhe njësitë që kanë konsumin më të lartë për frymë në vend, ku kryesojnë Zagoni, Pogoni, Odrie, Antigona, Dropulli i Sipërm, qyteti i Gjirokastrës etj.

Varfëria, sipas ndarjes së re territoriale

Raporti bën një përshkrim të varfërisë edhe sipas ndarjes së re territoriale, me 61 bashki. Niveli më i lartë i varfërisë është në Komunën e Kamzës (rreth 24%), ndjekur nga Komuna e Hasit (23.3%) dhe Komunën e Kukësit (23.2%). Niveli më i ulët i varfërisë është regjistruar në Komunën e Pustecit (5%), Libohovë (6.7%) dhe në Gjirokastër (6.8%).

Komunat me numrin më të madh të të varfërve janë komunat e Kamzës (24.695), Durrësit (27.773) dhe Bashkia e Tiranës (55.561). Numri më i ulët i të varfërve është regjistruar në Komunën e Pustecit (158), Libohovë (246) dhe Dropull (273).

Niveli më i ulët i konsumit mesatar mujore për frymë ishte në komunat e Kukësit (7067 lekë), Hasit (7.192 lekë) dhe Dibrës (7,232 lekë).

Ndërsa konsumi më i lartë mujor për frymë ishin në komunat Libohovë (10.895 lekë), Pustec (11213 lekë) dhe Gjirokastër (11,215 lekë).

Komunat me nivelin më të ulët të pabarazisë (sipas koeficientit Gini) ishin Bulqiza, Kukësi dhe Dibra, që e kanë këtë koeficien më të ulët se 8%, si dhe niveli më i lartë është në bashkitë e Vlorës, Durrësit dhe Sarandës, rreth 27%.

Etiketa: BBstudimvarferia


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 28 korrik 2025

28 Korrik, 2025 8:22 am
Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
Bota

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

27 Korrik, 2025 11:12 pm
Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
Bota

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

27 Korrik, 2025 10:30 pm
Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Kryesore

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

27 Korrik, 2025 10:08 pm
Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
Bota

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

27 Korrik, 2025 9:59 pm
U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
Aktualitet

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

27 Korrik, 2025 9:44 pm
Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
Aktualitet

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

27 Korrik, 2025 9:31 pm
Meloni: Vizita e Zelensky-t në Paris minon unitetin europian
Bota

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, reagon Meloni: Hap pozitiv, por …

27 Korrik, 2025 9:24 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
Bota

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

27 Korrik, 2025 8:37 pm
Para
Studimi/ Doni të bëni fëmijët më inteligjent, ka një “ilaç magjik” që ia del mbanë

Studimi/ Doni të bëni fëmijët më inteligjent, ka një “ilaç magjik” që ia del mbanë

Atentati në Bathore, vdes një nga të plagosurit

"Pse më pave?" Dy adoleshente fusin në sherr familjet, vritet daja

Rikthehet ish-kryeministri Fatos Nano! A do të luajë ai në film aksion?

JA FOTOT/ Rishfaqet Fatos Nano me dy makina superluksoze, nuk i ndahet targës 007
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 28 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
28 Korrik, 2025

Dashi Je i zënë në një pozicion të vështirë në të cilin duhet të shfaqësh vetëbesim të madh, por megjithatë...

Lexo më shumë

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
27 Korrik, 2025

Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian me 27 vende anëtare ka gëzuar Gjermaninë,...

Lexo më shumë

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
27 Korrik, 2025

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia...

Lexo më shumë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
27 Korrik, 2025

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com