Kryeministri Rama shihet të jetë mjaft aktiv kohët e fundit në faqen e tij zyrtare në facebook. Kjo jo vetëm me postime, por prej kohësh ai ju kthen përgjigje edhe komentuesve, e sidomos atyre që e sulmojnë.
Këtë gjë ka bërë edhe mbrëmjen e sotme, teksa është duke u kthyer përgjigje komentuesve, që në disa raste i falenderon e në disa të tjera i ironizon, gjithsesi një pjesë të mirë të tyre nuk i lë pa përgjigjie.
Teksa ka postuar një video lidhur me vizitën e tij në Shkodër, ku u shpërndan edhe 1000 leje legalizimi, vihen re një sërë komentesh nga qyetarë të cilët e kanë akuzuar Ramën dhe qeverinë e tij për varfërinë në të cilin gjendet shumë nga shqiptarët. Por komentet e Ramës kanë qënë paksa thumbuese dhe ironike.
Edi Rama: Landi, janë bere 116 mijë legalizime në 2 vjet e gjysmë Landi, nuk janë bërë për votime po për familjet që u zvarriten me vite e vite për këto leje! Dhe nuk mjafton te pish puro për të dhënë urdhra.
Edi Rama: Ti Andi i merr të keqen popullit dhe sa për detyrën po, detyrën po bej se atë pune kam të bej detyrën dhe edhe komunikimi me njerëzit përmes ekranit është pjese e detyrës! Shëndet
Edi Rama: Këto shtëpi janë ndërtuar ne 25 vjet Hysen dhe fytyrat e fukarallosura siç i quan ti, nuk i solla unë po i gjeta pas 25 vjetësh pa shtet!
Edi Rama: Populli është shume i mençur, po ti që të duket vetja me i mençur se populli dil bej vrap të ajrosësh kokën se qenke në situatë shumë kritike./opinion.al
Ja disa komentet më pikante të shkëputura nga opinion.al