Kryetari i Partisë Demokratike lëshoi sot deklaratën e fortë: Famir Xhafaj nuk do të mund ta kalojë pragun e Ministrisë së Brendshme.
Duke folur në çadrën e ngritur nga PD në Bulevard, Batha se “Bashkë me vëllain e tij veshi kostumin e narko trafikantit të kokainës. Ky është Fatmir Xhafaj. Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron. Shqiptarët e dinë që ka qenë ujk i vjetër i diktaturës dhe i narko- trafikut. Sot nga ky shesh në prani të të përndjekurve politik, le të zotohemi bashkë se Xhafaj nuk e kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tonë. E vetmja rrugë për ti hapur Shqipërisë perspektivën që meriton është largimi që meriton”.
“I bëj thirrje Fatmir Xhafës të tërhiqet menjëherë nga aventura që ka nisur. Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve”.