A duhet të vazhdojë i vetëm Rama në një mandat të mundshëm të dytë qeverisës apo i duhen me patjetër vagonët e koalicionit me Metën?
Baton Haxhiu dhe Nikoll Lesi ndajnë dy pikëpamje të ndryshme.
Analisti kosovar në shkrimin e tij; “Demokracia e Çadrave” i kërkon Ramës të shkëputet nga Meta nga se sipas tij; Prioriteti i PS-së është Reforma në Drejtësi, ndërkaq partia e Ilir Metës saboton pikërisht këtë prioritet ngase ka komplet qëndrime tjera rreth këtij kushti të rëndësishëm.
Po sipas Batonit LSI nuk është përfaqësuese e barazisë sociale, zhvillimit ekonomik me shtrirje sa më të gjerë demokratike. Ndaj PS duhet të kërkojë koalicione tjera.
Po kwshtu Batoni lë të kuptohet se Meta po kërkon të përfitojë nga çadra e PD-së në kurriz të Ramës për ti vjelur këtij të fundit çtë mundet në mandatin e ardhshëm.
Ndërkohë Nikoll Lesi duke ju drejtuar me një letër publike Baton Haxhiut, i kërkon Ramës të mos ndahet nga Meta.
Lesi shkruan; Tani është shumë vonë. Edi Rama nuk është në ditët e tija më të mira apo kaq i fortë sa “të qeverisë pa Metën”. Nuk ka asnjë shans Rama.
Rama dhe Meta janë të dënuar të futen sëbashku në këtë zgjidhje për zgjedhje. Ndryshe nëse Edi Rama merr aventurën e largimit të LSI, siç ia sugjeroni, e keni çuar Edi Ramën “për lesh, në presh”!
Kë do dëgjojë Rama në këtë rast zërin e Batonit dhe atyre që e mbështesin që i kërkojnë të shkëputet nga Meta apo zërin e Nikoll Lesit që i kërkon të qëndrojë me Metën?