Ai ka rrëmbyer zemrat e shumë grave të njohura në botën e politikës por jo vetëm. Megjithatë, ajo që është magjepsur plotësisht prej tij duket të jetë vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka.
Pas takimit të tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë dhe fotove që bënë xhiron e rrjetit, dyshja është parë sërish në një organizim tjetër.
Kryeministrin kanadez Justin Trudeau ishte i ftuar të mbante një fjalim hyrës në shfaqjen e Brodway të muzikalit “Come From Away”.
Ndërkohë që bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner ishte duke ndihmuar të atin e saj për fjalimin që do mbante në Nashville, ajo ishte në avion duke udhëtuar për në New York, si e ftuara speciale e Trudeau-së.
Kaq ka mjaftuar që në twitter të shpërthejnë aludimet për një “aferë” me tyre./opinion.al