Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet deputeti në tentativ Kastriot Piroli: Kam 3 vjet pa punë, nuk ia vlen të bëhem deputet për 2 muaj

2017/03/15 at 7:41 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet zëvendësuesi i Prengës: Kam bërë vetëm 2 muaj burg. Dua mandatin

Kandidati për deputet Kastriot Piroli, në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës i ka paraqitur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen e tij, po ashtu edhe “Parlamentit”, raporton “Panorama”.

Më arsyetimin se mbeten vetëm dy muaj mandat efektiv në parlament, si dhe arsye personale, në letrën drejtuar KQZ dhe Kuvendit të Shqipërisë, Piroli tërhiqet kështu nga mandati deputetit, që i takonte pas largimit të Armando Prengës.

Ne nje prononcim per “Panoramen“, Pirolo thote se ka dorezuar doreheqjet pasi nuk deshiron te behet deputet.

“Kam tre vjet e gjysme pa pune dhe nuk ia vlen te behem deputet vetem per dy muaj”, ka thene ai per “Panoramen“.

Kastriot Piroli pasonte listën e kandiatëve socialistë në listën e zgjedhjeve të 2013 –ës në Lezhë.

Ai prekej nga ligji i Dekriminalizimit, pasi rezultonte se kishte patur probleme me drejtësinë.

Ndaj tij ka dy vendime të formës së prerë në vitin 2016, për veprën penale “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Kurbinit.

Kastriot Piroli është dënuar me një vit e 6 muaj burg, që i është konvertuar me 18 muaj shërbim prove. Ndërsa herën e dytë është dënuar me 6 muaj burg, të cilin e ka shlyer me periudhën e paraburgimit.

Në të dyja rastet Apeli e ka shpallur fajtor, e për pasojë ai ishte subjekt i ligjit të Dekriminalzimit dhe nuk mund të zinte karrigen e lënë bosh nga Prenga.

Por me largimin e tij në qarkun e Lezhës pritet të ketë lëvizje të shumta, shkruan Panorama. 

PS ka listuar 7 emra në këtë qark, dhe ka fituar vetëm dy mandate: Mimi Kodhelin dhe Armando Prengën. Kur Kodheli u bë ministre, dorëzoi mandatin, duke i lënë kështu mundësinë të hynin në parlament gratë pasardhëse në listë. Merjeme Delishi dhe Mirela Neli të dyja nuk pranuan të merrnin mandatin, duke skualifikuar veten e tyre nga lista, e duke bërë deputet të tretin në listë, Arben Ndokën. Por edhe ky u dorëhoq prej akuzave të bëra ndaj tij për problemet e së shkuarës dhe mandati i kaloi Eduard Ndocajt. Emri tjetër, Ndrec Dedaj u bë kryetar i bashkisë Mirditë, duke e ezauruar të gjithë listën e kandidatëve dhe duke lënë vetëm një emër: atë të Kastriot Pirolit.

Por as Piroli nuk mund ta marrë dot për asryet e renditura më lart.

Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputet bëhet Petrit Preng Gjoni, raporton Panorama. 

Etiketa: fletpirolitre vjet pa pune

Ju sugjerojmë

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
Bota

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

21 Qershor, 2025 9:53 am
Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
Aktualitet

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

21 Qershor, 2025 9:45 am
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21 Qershor, 2025 9:28 am
Ballkani si depo për migrantë?
Bota

Ballkani si depo për migrantë?

21 Qershor, 2025 9:04 am
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

21 Qershor, 2025 8:47 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Para
Ledioni, një partner i sjellshëm? Tani edhe gatuan për Sarën 

Ledioni tregon çfarë ndodh me Sarën në dhomën e gjumit…kunata i bën një pyetje

Prokuroria nis verifikimet për Adriatik Zotkajn

Prokuroria nis verifikimet për Adriatik Zotkajn

Fëmijët në Suedi kërkojnë ndryshimin e gjinisë dy herë më shumë se një vit më parë

Fëmijët në Suedi kërkojnë ndryshimin e gjinisë dy herë më shumë se një vit më parë

TE FUNDIT

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
21 Qershor, 2025

Irani dhe Izraeli vazhduan të shkëmbejnë sulme më 21 qershor, duke shkaktuar lëshimin e sirenave për sulme ajrore në disa...

Lexo më shumë

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, të cilët u kapën në flagrancë teksa po tregtonin 5 kg Cannabis Sativa....

Lexo më shumë

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
21 Qershor, 2025

Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, gazetari i mirënjohur Drini Zeqo ndan për...

Lexo më shumë

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
21 Qershor, 2025

Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakumit ligjor nga partitë parlamentare, të cilat po e zvarrisin pa afat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com