Zaimina Vasjari prej disa ditësh po përflitet në mediat për një rikthim në lidhjen me të dashurin që ka prej shumë vitesh. Çifti që në verë vendosi të bënte një pauzë në marrëdhënien e tyre, tani duket më të dashuruar se kurrë, kjo pasi këngëtarja më 14 shkurt, pra në “Ditën e të Dashuruarve”, ka marrë një propozim për martesë.
E ftuar në “Interview”, Zaimina ka folur për herë të parë për gazetarin Kelvi Kadilli, për situatën e saj aktuale dhe si e priti propozimin.
E pyetur a ka plane për tu martuar së shpejti, ajo ka kthyer përgjigjen e mëposhtme.
“Pse çudi është të martohem unë?!Ky tipi është ai tipi, që kam shumë kohë. Për momentin nuk kemi një plan konkret.”
“Ideja ishte që na duhet një udhëtim, dhe pse jo, pranova. Mendova se ishte diçka sa për të thyer monotoninë, por ai kishte menduar gjithçka. Isha dita e Shën Valentinit, vendndodhja ishte shumë e bukur. Atë mëngjes mora këtë unazë që nuk e prisja. Edhe fjalët që më tha ishin shumë të bukura.”-tregoj Zaimina e emocionuar.
“Unë ndihem me fat!”-përfundoi këngëtarja.
Ajo ka treguar gjithashtu se kurrë nuk ka pasur ndonjë të dashur nga fusha e muzikës apo e showbizit, pasi nuk ka dashur të ngatërrojë marrëdhënien e punës me ndjenjat.