Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm pranë portit të peshkimit në qytetin e Durrësit. Policia ka identifikuar viktimën. është Pjetër Frroku 54 vjeç nga Lezha. Mësohet se trupi është gjetur rreth orës 07:30 midis zonës së trageteve dhe peshkimit. 54- vjeçari ishte i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës.
Nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune dhe dyshohet paraprakisht se Frroku është mbytur teksa kishte dalë të peshkonte.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.