Ndërsa shumica e njerëzve e kalojnë ditën e hënë në punë duke biseduar me kolegët e tyre se si e kaluan në fundjavë, eskorta Lana Jade kontrollon axhendën se cilët klientë do të takojë gjatë javës.
28-vjeçarja nga Sidnej i Australisë ofron shërbimet e saja, për burra, gra apo edhe çifte, për një çmim që nis nga 700 $ për një orë nga koha e saj.
Bukuroshja brune ka rrëfyer për Daily Mail se shumica e njerëzve kanë një ide paragjykuese për eskortat, por ka shumë gjera që do t’i surprizonin ata.
“Shumica e klientëve të mi janë të interesuar tek lidhja, nuk janë për seks”, rrëfen ajo duke shtuar se në të shumtën e rasteve takimet përfshijnë vetëm përkëdhelje dhe puthje.