“Engjëll apo djall?”, kjo është pyetja që bëhet shpesh për aktorin e famshëm turk, Baris Falay, i njohur si Harun Ergüvan në serialin më të të ndhjekur të momentit “Fate të Kryqëzuara” (Paramparça). Karakteri burrëror, i ndjeshëm, dhe shija e sofistikuar në veshje e ka kthyer në një model për t’u ndjekur nga djemtë dhe burrat, që kanë mundësi ta shohin këtë aktor në serialet e tij. Në sajë të karakterit të tij “Fate të kryqëzuara”, ose ne turqisht “Paramparca” ka fituar zemrat e të gjithëve. Në këtë serial dramatik trajtohet jeta e dy familjeve, që vijnë nga shtresa të ndryshme shoqërore dhe që ndërlidhen pas një aksidenti automobilistik. Seriali ka nisur transmetimet në Turqi me 1 dhjetor 2014, dhe kishte si aktorë kryesorë Erkan Petekkaya dhe Nurgul Yesilcay, po tashmë zemrat pezull po i mban dashuria gjithë telashe e Baris Falay me Ebru Özkan. Personazhi i Harunit derdh shpesh lotë për Dilarën, aq sa duket se është i sëmurë nga dashuria për të, po si është jeta e tij jashtë televizionit?
Baris, i martuar prej 10 vitesh me aktoren Esra Ronabar
Publiku njeh dyshen Harun & Dilara ndërsa në jetë rrethi i tyre i ngushtë miqësor njohin si çift Baris Falay & Esra Ronabar. Ata u martuan në 7 korrik 2006, dhe kanë një djalë, Mavi Rüzgar Falay. Për Baris, Esra është e vetmja femër për të cilën është përfolur gjatë gjithë karrierës së tij ai aktor.
Edhe Esra, ashtu si Dilara karakterizohet nga tiparet e brunes, dhe njihet si artiste shumë tërheqëse dhe me finesë. Baris Falay është 44 vjeç dhe famën e mori me rolin e tij në serialin “Ezel”. Ai është diplomuar për Dramë në Universitetin e Ankarasë dhe fillimet e tij ishin si aktor profesionist teatri, duke vënë në skenë pjesë të famshmë botërore. Ai i hyri karrierës në serialet televizive në vitin 2009.
Esra VS Ebru, si është jeta e Baris mes “binjakeve” të televizionit turk
Dashuria, martesa, dhe karriera e Baris Falay ka ecur paralelisht me atë të bashkëshortes 38 vjeçare Esra, e lindur në Izmir të Turqisë. Ajo është aktore e njohur me rolet; Sana Bir Sir Verecegim (2013), Uçurum (2012) and A.G.A. (2003). Të njëjtën moshë si gruaja, ka dhe dashuria e tij në serialin “Fate të kryqëzuara” Ebru Özkan (Dilara). E diplomuar dhe ajo për Dramë në Universitetin e Ankarasë, fillimet e karrierës i nisi në teatër duke luajtur Zhulietën tek “Romeo dhe Zhulieta”. Po pavarësisht roleve të mëparshme mund të themi se u shndërrua në një star televizioni që nga 1 dhjetori 2014, e deri më sot pikërisht me personazhin e Dilarës. Ajo i dha fund beqarisë vitin e kaluar me shqiptarin nga Maqedonia Ertan Shabani, po ashtu dhe ai aktor që e zhvillon karrierën mes Shkupit dhe Turqisë. Tre vitet e fundit ai është shpërngulur në Stamboll për të qenë më pranë partneres. Ai mori famë si aktor me filmin “Lugina e Ujqërve”, rol që ia rriti popullaritetin në Turqi. Por fama e Baris është e madhe për stilin e tij të jetës, pasi shihet si mashkulli interesant që jeton mes dy femrave të cilat komentohen si binjake për nga personaliteti, gruas në jetë dhe dashurisë së jetës në film.