Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste ku bëri publik emrat e ministrave të rinj, kryeministri Rama ka marrë pjesë në një aktivitet të QSUT, bashkë me ministriin në largim Beqja dhe pasardhësen e tij, Ogerta Manastirlliu.
“Koencidencë e bukur sepse ky event ishte organizuar më parë dhe përkoi me vendimin e ndryshimit dhe të ministrit të Shëndetësisë me ministren e re të Shëndetësisë. Këtu në zemrën e fushës së betejës sonë për tranformimin e sistemit tonë shëndetësor”, tha Rama.
Aty për aty bëri edhe një premtim. “Për mjekët e Tiranës që shkojnë në spitalet rajonale do të ketë një pagesë 10 mijë lekë të reja në ditë. Ndërsa 5 mijë lekë të reja, për mjekët e spitaleve rajonale që shkojnë për një konsultë në zonat rurale”, u shpreh ai.
Krahas rritjes 10% të pagave, kryeministri Rama tha se do të ketë një rritje me 25% për pagën e atyre që punojnë në reaminacion dhe urgjencë, si dhe do të ketë dyfishim të pagës për shërbimin e rojës.