Dy pacientë janë dërguar me ambulancë për në spital por papritur automjeti i urgjencës ka pësuar një defekt në mes të rrugës, ndërsa dy pacientët që ishin në gjendje të rëndë kanë ndërruar jetë.
“Dy pacientë në gjendje kritike janë pranuar në shërbimin tonë për ndihmë urgjente mjeksëore, të cilët menjëherë janë ridërguar në Spitalin e Kumanovës.
Atje ka ndërruar jetë njëri nga pacientët, ndërkaq i dyti, i cili gjithashtu ka qenë në gjendje kritike është ridërguar në Shkup.
Gjatë rrugës për në Shkup, automjeti ka pësuar defekt, për të cilën më detajisht do të mësohet se a i janë prishur frenat apo i është këputur kablloja e frenave.
Për fat të mirë vozitësi e ka stabilizuar automjetin dhe ka arritur që të ndalojë. Defekti është bërë pasi që e kanë kaluar pikën ndaluese në Romanovcë.
Edhe ky pacient ka qenë në gjendje kritike dhe ka vdekur. Menjëherë është kërkuar ndihma nga Kumanova dhe Shkupi, nga Shkupi ka arritur vetura por për fat të keq pacienti ka ndërruar jetë, shkruan gazeta ‘Express’