Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krim në familje/ Dhëndrri ishte kthyer nga Amerika, akuzonte prindërit e gruas për divorcin

2017/03/13 at 9:13 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Krim në familje/ Dhëndrri ishte kthyer nga Amerika, akuzonte prindërit e gruas për divorcin

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Ballsh, ku një 35-vjeçar pas divorcit ka plagosur me armë prindërit e ish-gruas.

Policia e Fierit bëri të ditur mbrëmë se shtetasi Lulëzim Sina ka shkuar në banesën e ish-vjehrrit dhe ish-vjehrrës së tij, Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj, duke i qëlluar ata me armë zjarri.

Për pasojë, gruaja ka marrë dy plumba dhe burri 3 plumba në trup. Nga sa mësohet, të plagosurit ndodhen në spitalin e Fierit në gjendje kritike për jetën.

“Rreth orës 20:40, në lagjen ‘5 Shkurti’ Ballsh, brenda në banesë janë plagosur me armë zjarri bashkëshortët E.Xh., 53 vjeç dhe L.Xh., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në sallën e kirurgjisë së spitalit Fier. Nga hetimet e policisë rezulton se autor i dyshuar i ngjarjes është ish-dhëndri, shtetasi L.S., 35 vjeç, banues në Dukas, Patos.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, gjithashtu është organizuar puna për kapjen e autorit”, bëri të ditur mbrëmë Policia e Fierit”, bëri të ditur policia.

Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari Lulëzim Sina kishte jetuar me bashkëshorten e tij prej 5 vitesh në Amerikë. Por para rreth 1 viti e gjysmë, çifti është kthyer për të mos u larguar më.

Nuk ka të dhëna për motivin e rikthimit nga Amerika, por dyshohet se ata kanë pasur probleme në dokumentacion, ndonëse siç mësohet janë larguar nëpërmjet lotarisë.

Pas kthimit nga Amerika, mes tyre kanë nisur edhe konfliktet e mosmarrëveshjet që çuan në divorc. Prej asaj kohe, sipas burimeve të Policisë, dhëndri kishte akuzuar prindërit e ish-bashkëshortes si shkaktarët që kishin bindur të bijën për t’i dhënë fund martesës.

Mbrëmë dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur kur ka trokitur në derën e banesës së ish-vjehrrit të tij. Siç mësohet, fillimisht mes tyre ka pasur një debat dhe pastaj 35-vjeçari ka nxjerrë armën duke qëlluar fillimisht ish-vjehrrin e tij, e më pas edhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Fatmirësisht plumbave u ka shpëtuar ish-bashkëshortja, e cila ka dhënë alarmin duke kërkuar ndihmën e fqinjëve për transportimin e prindërve të saj drejt spitalit. Pas ngjarjes mësohet se ajo është marrë në pyetje, por hetimorët nuk dhanë shumë detaje për shkak të specifikës familjare të çështjes.

Sipas të dhënave, çifti i plagosur mbrëmë është me origjinë nga Kalivaçi i Tepelenës. Ata i janë nënshtruar mbrëmë ndërhyrjes kirurgjikale, por mjekët thanë se gjendja e tyre është mjaft e rëndë dhe ende nuk mund të flitet nëse ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkaq nisi hetimet dhe kërkimet për autorin që u identifikua menjëherë pas krimit.

Ai është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa sipas të dhënave paraprake dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka mbërritur në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte zhvendosur te prindit e saj menjëherë pas divorcit me të shoqin. Mësohet se çifti i divorcuar nuk kishte fëmijë.

Etiketa: ballshdhendrrin plagos vjehrrin e vjehrrenkrim te familje

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Sherr në lokalin e natës, vritet 19 vjeçari shqiptar

Sherr në lokalin e natës, vritet 19 vjeçari shqiptar

Video/ Përlotet Sinan Hoxha, Seldi i kërkon falje publike në emision

Video/ Përlotet Sinan Hoxha, Seldi i kërkon falje publike në emision

Shkarkohen 4 ministra/ Çfarë pritet të ndodhë sot në PS?

Shkarkohen 4 ministra/ Çfarë pritet të ndodhë sot në PS?

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com