Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bëni këto pesë gjëra nëse doni të shkëlqeni në provime

2017/03/12 at 4:28 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetari për pasion/ A duhet të ndryshojmë mentalitetin e edukimit?

Koha e provimeve është një stres më vete për të rinjtë, adoleshentët e studentët dhe nëse qendroni vetëm mbi libra shtoni akoma më tepër energjitë negative.


Provimet janë një moment i rëndësishëm për të dhënë maksimumin nga pikëpamja intelektuale dhe sipas ekspertëve mund të na ndihmojë shumë ushqimi dhe aktiviteti i duhur fizik.

Ja 5 rregulla të arta për ta përballuar sa më lehtë stresin në këtë periudhë:

Mos hiq dorë kurrë nga ushqimi
Mbi të gjitha mos lër pas dore mëngjesin. Të rinjtë, gjithmonë e më shumë ushqehen në mënyrë të çrregullt, duke lënë pas dore vaktin më të rëndësishëm të ditës. Kush nuk e nis ditën si duhet, në mëngjes e ka të vështirë përqendrimin në orët e mëvonshme. Mëngjesi duhet të jetë një vakt i pasur me drithëra, fruta të freskëta, lëngje apo fruta të thata: 3-4 lajthi apo 5-6 bajame. Çaji, kafeja apo qumështi janë më të preferuarit. Gjatë kohës që mësoni është e rëndësishme për organizmin të ushqehet mirë. Edhe dreka, pasditja dhe darka janë të rëndësishme. Në këtë rast është plotësisht e vlefshme shprehja: mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë.

Mos e lër gjithë ngarkesën në një ditë
Është shumë e rëndësishme që i gjithë materiali që kemi për të mësuar të ndahet në mënyrë të barabartë mes ditëve brenda së cilës duhet t’i mësosh. Ekspertët këshillojnë që ditëve të para t’u lihet më shumë ngarkesë trurit, sepse është më i freskët për të përthithur konceptet e reja dhe më të vështirat, ndryshe nga ditët e fundit, ku “rezistenca” e tij bie, për shkak të ngarkesës së tepërt. Por nëse keni lexuar apo mësuar gjatë vitit, e keni shumë më të thjeshtë punën. Një përsëritje vetëm dy apo tri ditë para provimit dhe jeni gati për të dalë shkëlqyeshëm e për t’u shpërblyer për punën tuaj njëvjeçare.

Bëjeni gjumin të qetë
Qetësia dhe gjumi me orar të plotë konsiderohen si çelësi i suksesit. Ekspertët këshillojnë se një gjumë i qetë, çlodhës dhe jo më pak se 8 orë ju jep energji, forcë dhe më shumë dëshirë për të mësuar. Për më tepër që ju largon stresin dhe ju bën të ndiheni të freskët. Asnjëherë mos lini diçka për të përsëritur apo mësuar në orët e vona të natës, po ashtu mos lini gjëra për t’u përsëritur në mëngjes nëse do të duhet të zgjoheni me zor. Zgjimi i kushtëzuar nga gjumi do ju bëjë të mos jepni rezultatin që dëshironi dhe sigurisht të keni më shumë stres dhe ankth para se të futeni në provim.

Vrap për të çliruar energjinë negative
Nuk ka rëndësi se sa të ngarkuar jeni, e rëndësishme është t’i kushtoni vetes çdo ditë përkujdesje. Mes tyre, aktiviteti fizik. Vrapi ju ndihmon të çlironi energjitë negative dhe njëkohësisht mendimet e këqija. Sporti sigurisht që është ilaçi më i mirë për t’u ndier në formë dhe për të përthithur më mirë leksionet që keni për të mësuar.

Kini besim në vetvete
Mos kini frikë. Besimi në vetvete është shumë i rëndësishëm. Duhet të besoni gjithmonë se ato që keni mësuar do t’ju kujtohen në momentin kur të filloni provimin. Për më tepër, askush nuk është më mirë se ty. Kujto gjithmonë që je më i miri dhe ke për t’ia dalë mbanë./TCH

Etiketa: pese keshillaprovimestudente


Ju sugjerojmë

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
-Jetë dhe Stil

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

16 Gusht, 2025 10:38 pm
Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 gusht 2025

15 Gusht, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 gusht 2025

14 Gusht, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 gusht 2025

13 Gusht, 2025 8:26 am
NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
Life Style

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

12 Gusht, 2025 10:28 pm
Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
Life Style

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

12 Gusht, 2025 7:57 pm
Horoskopi, 11 tetor 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 12 gusht 2025

12 Gusht, 2025 8:20 am
Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Para
Video/ MC Kresha si asnjëherë më parë… e “kallë” me këngë popullore

Video/ MC Kresha si asnjëherë më parë... e “kallë” me këngë popullore

Itali, kapet endacaku shqiptar, ushtronte dhunë seksuale dhe grabiste

“Skifterët” shqiptarë bëjnë për spital policët italianë, njërit i thyejnë dorën

“Nishani jep dorëheqjen, Berisha bëhet president”- shikoni reagimin e kësaj gjysheje

“Nishani jep dorëheqjen, Berisha bëhet president”- shikoni reagimin e kësaj gjysheje
















TE FUNDIT

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
19 Gusht, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte njoftoi ditën e sotme se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet...

Lexo më shumë

Kaja Kallas njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
19 Gusht, 2025

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se Brukseli do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj...

Lexo më shumë

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit
19 Gusht, 2025

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Vladimir Putin propozi që takimi i tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, me qëllim përfundimin e...

Lexo më shumë

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt
19 Gusht, 2025

Pas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com