Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Ngado ta kapësh, qeveria Rama mbetet kungulleshkë

2017/03/12 at 2:52 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Patozi: Ngado ta kapësh, qeveria Rama mbetet kungulleshkë

Deputeti i PD Astrit Patozi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku u miratua kalendari trejavor i punes ne Kuvend.

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar vendimin e kryeministrit Rama për të larguar nga qeveria katër ministra dhe për ti zevendësuar me po kaq të tjerë. Në një status në profilin e tij në fb Patozi shkruan se qeveria e Ramës nga do që ta kapësh mbetet kungulleshkë.

Statusi i plotë

QEVERIA KUNGULLESHKË E EDI RAMËS

“Kam një kungulleshkë dhe dua ta ndaj në 8 pjesë. Pse për 8? Po sa? Për 4. Pse për 4…” Kjo është pak a shumë ajo që ka mbetur nga qeveria e Edi Ramës, të cilën sido që ta kthesh, nuk i hyn më në punë as dreqit.

Natyrisht, do të dalë patjetër ndonjë analist apo filozof popullor që të na e shpjegojë shkencërisht se sa e kalkuluar ka qenë perzgjedhja e 4 ministrave, që do te shkarkohen, dhe sa e hollë dhe e thellë është levizja e kryeministrit. Zakonisht, niveli i analizës në të tilla raste përputhet plotësisht me katandisjen e qeverisë, dhe për këtë shkak, ajo duhet mirëpritur siç i ka hije.

Ndaj mos u lodhni kot të gjeni arsyet se përse u mbulua sakrifikimi i Saimir Tahirit me 3 koka të tjera turku, të cilat u perdoren per kusur që superministri të mos ekzekutohej i vetëm. Apo që Edi Rama i pastroi me këtë rast të gjitha ferrat, që i shponin këmbët Erion Veliajt, jo vetëm rivalët, por edhe ish- rivalët në parti. Le më pastaj të kërkosh përsenë e largimit të Bledi Cucit, për të cilin 99 përqind e njerëzve vetëm sot janë kujtuar që është ministër. Dhe kjo ndoshta jo për faj të tij.

E vetmja gjë që duhet mbajtur mend është se tashmë qeverinë e Edi Ramës, cfarëdo që t’i besh, sado në pjesë ta ndash, sido që ta maskosh, ajo prapë kungulleshkë do të mbetet.

Ju sugjerojmë

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?
Rajoni

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

7 Gusht, 2025 1:58 pm
“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale
Aktualitet

“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale

7 Gusht, 2025 1:38 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

7 Gusht, 2025 1:15 pm
Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve
Aktualitet

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve

7 Gusht, 2025 12:56 pm
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
Rajoni

Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

7 Gusht, 2025 12:39 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra zjarri, 3 ende aktive

7 Gusht, 2025 12:20 pm
Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje
Aktualitet

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje

7 Gusht, 2025 11:56 am
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori
Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori

7 Gusht, 2025 11:41 am
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
Bota

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës

7 Gusht, 2025 11:30 am
Rama ndan pamje nga Qafë Thana:U mbyllën punimet për riparimin e shtresave asfaltike
Aktualitet

Rama ndan pamje nga Qafë Thana:U mbyllën punimet për riparimin e shtresave asfaltike

7 Gusht, 2025 11:05 am
Para
Këto janë klubet sportive më të vlefshme në botë sipas Forbes

Klasikja Real-Barca do luhet në SHBA, mësoni çmimet marramendëse të biletave

Berisha: Ediscobari shantazhoi me video ministrat e shkarkuar

Berisha: Ediscobari shantazhoi me video ministrat e shkarkuar

28 vite më parë shpiku teknologjinë “WWW”: Ja çfarë thotë sot inxhinieri që ndryshoi botën

28 vite më parë shpiku teknologjinë “WWW”: Ja çfarë thotë sot inxhinieri që ndryshoi botën

TE FUNDIT

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?
7 Gusht, 2025

Kosova po përballet me njërën prej krizave më të thella politike prej shpalljes së pavarësisë – pa Kuvend të konstituuar,...

Lexo më shumë

“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale

“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale
7 Gusht, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se ka përdorur mbi gjysmë miliard euro për...

Lexo më shumë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon
7 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një tjetër rast nga lirimi i hapësirave publike. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve
7 Gusht, 2025

Prodhuesit e pemtoreve në Lushnje nuk kanë vendosur asnjëherë rrjeta për të mbrojtur pemtoret nga breshëri. Për fermerët ato janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com