Pas lajmit për largimin nga kabineti qeveritar të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në media është njoftuar për një vendim tjetër të Ramës. Mbledhje e qeverisë të dielën në orën 10:00. Nuk dihet konkretisht se cfarë do të flitet në këtë mbledhje, duke patur parasysh që në media gjatë ditës së sotme ka qarkulluar lajmi edhe për lëvizje të tjera të ministrave dhe ndryshime në kabinetin qeveritar.
Nuk dihet nëse Rama do t’i marrë që nesër këto vendime, apo duhet të presim të hënën për të mësuar se cfarë do të ndodhë më shumë. Ende nuk ka emra të diskutuar për dalje nga qeveria, megjithatë duket se të rrezikur janë disa nga ministrat e rëndësishëm të kësja qeverie.