Një pikë këmbimi valutor është tentuar të grabitet mbrëmjen e së premtes në Kavajë.
Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen Nr 2, Kavajë, kur dy persona ende të pa identifikuar kanë tentuar të vjedhin me dhunë xhiron ditore të një këmbimi valutor, por pa arritur të realizojnë atë.
Pasi hasën në rezistencën e punonjësit i cili ju përgjigj me armën e tij me leje, grabitësit e maskuar dhe me dorashka u larguan pa bërë rezistencë.
Të pranishmit në vendngjarje na bëjnë me dije se policia erdhi me shumë vonesë në vendngjarje. Grabitësit si gjithmonë u larguan në “drejtim të paditur” të pashqetësuar.
Grupi hetimor po vazhdon punën me intensitet të lartë për identifikimin edhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.