Një tjetër gjyqtari të trupës së Gjykatës Kushtetuese i ka përfunduar mandati.
Pas Vladimir Kristos, edhe gjyqtares Vitore Tusha i ka përfunduar mandati dhe do të qëndrojë në detyrë deri sa të zgjidhet zëvendësuesi i saj.
Nga nëntë anëtarë që ka Gjykata Kushtetuese, 3 prej tyre janë ose të ikur ose pa mandat.
Përfundimi i mandatit të Tushës është konfirmuar në një seancë të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese.
Muaj më parë, me përfundimin e mandatit, gjyqtari Sokol Berberi dha dorëheqjen, ndërsa Vladimir Kristo vijon të qëndrojë në detyrë.