Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati për filmat e diktaturës/ Skenaristi kundër PD: Absurde t’ua ndalosh fëmijëve

2017/03/10 at 10:32 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati për filmat e diktaturës/ Skenaristi kundër PD: Absurde t’ua ndalosh fëmijëve

Pas propozimit të nismës së drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa dhe anëtarit të PD në AMA, Erald Kapri, ka shpërthyer skenaristi Alion Çaçi.


Çaçi i revoltuar thotë se refuzon që fëmijët e tij të mos kenë mundësinë të njohin rolet e Robert Ndrenikës, Kadri Rroshit apo filmat e Dhimitër Anagnostit e aktorëve të tjerë të mëdhenj shqiptarë.

Sipas tij kjo formë veprimi që po përpiqet të zbatojë Autoriteti i Medias Audiovizive është më diktatoriale sesa diktatura prej të cilës ajo pretendon të na mbajë në hije.

Statusi i plotë i Çaçit në facebook: Filmat shqiptarë të para ’90-s janë nga pasuritë më të vyera që kemi

caci

Dikush tek AMA ka propozuar ndalimin e transmetimit në televizon të filmave shqiptarë që janë prodhuar në kohën e diktaturës me pretendimin se janë një propagandë e keqe e asaj periudhe.

Aso kohe, Kinostudioja “Shqipëria e Re” prodhonte 24 filma në vit, pra 2 filma në muaj. Tani nuk prodhohen as 2 në vit sepse buxheti është shumë i ulët duke qenë se pjesën më të madhe të lekëve në fillim na i vodhi pastaj ia dhuruam si dëmshpërblim Fullanit & friends.

Ata filma na kanë njohur me aktorët, regjisorët, skenaristët etj, më të mirë që ka pasur vendi. Për të vetmen arsye se ata zgjidheshin me audicione reale, me meritë kush ishte më i talentuar, me arsimin e duhur nga shkolla e duhur që dikur funksiononte shumë mirë dhe prodhonte artistë, jo njerëz që dalin nga shkolla më pak të ditur seç kanë hyrë (përjashtojmë raste).

Filmat shqiptarë të para ’90-s janë nga pasuritë më të vyera që kemi.

Mendoj se mjafton një intelekt normal për të kuptuar se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë ishte e gabuar në atë regjim, nuk ka nevojë të na i bëni ju fakt të kryer me ligj.

Kur lartmadhnia e tij, Lord Ed Rama, hapi Bunk’Art-in, tha se e bëri me qëllim që populli të njoh horroret e atij regjimi. Pra, që ne të gjykojmë vetë. Kurse këta mendjendriturit e tjerë duan të na zhdukin nga faqja e dheut një nga degët më të bukura të artit që ky vend ka zhvilluar ndonjëherë.

Unë refuzoj që fëmijët e mi të mos kenë mundësinë të njohin rolet e Robert Ndrenikës, Kadri Rroshit apo filmat e Dhimitër Anagnostit e me radhë.

Kjo formë veprimi që po përpiqet të zbatojë AMA është më diktatoriale sesa diktatura prej të cilës ajo pretendon të na mbajë në hije.

Erald Kapri i PD: Të ndalohen filmat e komunizmit në ekranet shqiptare

ed4f6efb-014d-43a6-b328-17c1d0ce78d0

Dëgjova me shumë interes në media mbi propozimin e shkrimtarit dhe kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, z Agron Tufa për ndalimin në ekranet shqiptare të filmave të komunizmit.

E mbështes fort këtë ide dhe besoj se shfaqja e tyre pa asnjë kriter në media është një dëm publik, një propagandë që shpesh paraqet regjimin komunist si “si jo dhe aq të keq”.

Si anëtar i Këshillit të Ankesave në AMA do nis hapat institucionale për një vendimarrje për ndalimin e plotë të tyre, ose të shfaqes në një orar të caktuar dhe në mënyrë të paralajmëruar. Fëmijët dhe të rinjtë nuk duhet të shohin filma mediokër që promovojnë “njeriun e ri”.

Në asnjë vend të Europës Lindore e aq më tepër në Gjermani apo në Itali nuk shfaqen filma apo dokumentarë të ish diktaturave. Kjo duhet të zbatohet edhe në Shqipëri. Personalisht, si studiues i periudhës së luftës dhe instalimit të diktaturës, kam ndjekur me interes çdo film apo dokumentar të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe pothuaj të gjitha i gjen sot në youtube. Ndokush që ka interes i gjen onlinë, por dhënia e tyre në ekrane nuk është aspak legjitime.

Shpresoj të gjej mbështetje në këtë iniciative, nga vetë mediat të cilat ndoshta nuk kanë interes pasi mbushin orarin me këto filma që i blejnë për disa qindarka, nga gazetarët, studiuesit, shoqatat e ish të përdjekurve dhe shoqërisë shqiptare.

/Opinion.al

 

Etiketa: debatidiktaturëfilma


Ju sugjerojmë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?
Bota

Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?

9 Janar, 2026 3:51 pm
Para
Historia/ Tragjedia e familjes së ushtarakut në Kosovë bashkoi dy “botë” pas 18 vitesh

Historia/ Tragjedia e familjes së ushtarakut në Kosovë bashkoi dy “botë” pas 18 vitesh

Foto/ Zbuloni këngëtarin e njohur që firmosi sot për Libra-n

Foto/ Zbuloni këngëtarin e njohur që firmosi sot për Libra-n

“Call Center”, mundësia kryesore e punësimit në vend

Fillon kriza e Call Center: Tre kompani të mëdha reduktojnë kontratat në Shqipëri
















TE FUNDIT

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
9 Janar, 2026

Më shumë se 50 protestues janë vrarë në Iran që nga fillimi i protestave antiqeveritare më 28 dhjetor, tha një...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
9 Janar, 2026

Nuk ka asgjë që mund ta ndalojë Donald Trump, e madje as ligji ndërkombëtar. I pyetur në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com