LSI del hapur kundër çadrave të peticioneve që ngriti PS për të mbledhur firmat e qytetarëve pro Vetingut. Përmes një deklarate për mediat, kreu i grupit të kësaj partie, Luan Rama tha se “reforma në drejtësi nuk është çështje peticionesh, por përgjegjësi e institucioneve”. Sipas tij, LSI do të bëjë transparencën maksimale për këtë reformë.