Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse Ballkani është në krizë dhe sa do zgjasë?

2017/03/07 at 2:13 PM
në Komente, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 10 min
A A
Mos i falni hajdutët tanë!

 Nga Blendi Fevziu – 

“Zonja Mogerini është kthyer shumë e frustruar nga turneu i saj ballkanik. Eshtë fakt që Bashkimi Evropian nuk është më partner serioz në procesin e zgjerimit. Ne jemi tërhequr nga Ballkani sipas të gjitha fakteve, ndërsa shohim se cilat janë pasojat nga kjo pozitë e jona. Aty kemi dy vende që janë para shpërbërjes, ndërsa tre vende që janë në krizë të thellë politike. Ndërsa kjo vjen për arsye se ne si BE nuk e përmbushim më rolin tonë aty”.

Ky është alarmi që Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Lajçak, ka dhënë dje përpara takimit Të Këshillit të Jashtëm të BE. Një alarm që është shoqëruar pas përfundimit të takimit edhe me një konstatim mbi krizën në Maqedoni. I pyetur për platformën e përbashkët të partive shqiptare që u dakordua në Tiranë, ai është shprehur:

“Është e pazakontë dhe për të ardhur keq që vendi të ketë ndërhyrje nga jashtë në proçeset e brendshme. Formimi i Qeverisë me të vërtetë është proces i cili duhet të jetë në duart e politikanëve vendorë. Kështu, është faktor që në mënyrë shtesë e komplikon punën”

Edhe pse për shqiptarët deklarata e dytë duket sikur merr më shumë vlerë, në fakt, kontatimi i parë i Lajçak është shqetësimi më serioz për ne. Eshtë një shqetësim për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Përse deklarata e Lajçak është një këmbanë alarmi dhe në çfarë konteksti vendoset ajo?

Lajçak sqaron se dy vende janë përpara shpërbërjes dhe këtu ai i referohet Maqedonisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Të tjerat janë në krizë të thellë politike dhe këtu padyshim që bëhet fjalë për Kosovën, Shqipërinë, Malin e zi dhe Serbinë. Që të katërta janë në krizë këtë moment dhe kërkojnë me dëshpërim një zgjidhje. Ky konstatim i Lajçak tregon jo vetëm gjendjen e vështirë në Ballkan, por edhe shkakun përse ka përfunduar këtu. Deri më sot, zhvillimet në Ballkan janë supervizuar nga SHBA që ka pasur rol primar dhe nga BE. SHBA dhe BE janë rakorduar prej afro 20 vitesh për zhvillimet në Ballkan. Që pas krizës së Bosnjës, prania Amerikane ka qenë më e vendosur, duke frenuar aventurizmin politik që shtetet dhe vendet e ballkanit prodhojnë jo rrallë. Por në vitin e fundit dhe sidomos në muajt e fundit, vëmendja e SHBA në Ballkan është më e limituar. Administrata e Presidentit Tramp vijon të jetë e paplotësuar në aspektin e përfaqësimit. Pra në Departamentin e Shtetit nuk janë emëruar ende drejtuesit e rinj përgjegjës për rajonin, por ç’është më e keqja, nuk dihet me saktësi edhe cila do të jetë politika amerikane këtu. Thënë ndryshe nuk dihet nëse SHBA do të rakordojë fort me BE apo do ketë një marrëveshje alternative direkt me Rusinë për të ndarë zonat e influencës. Në këtë kontekst, BE ka mbetur duke pritur një sinjal nga SHBA, sinjal që nuk po vjen ende. Por në këto vende, përfshi Shqipërinë ku ka një krizë të vendosur m’u përballë Kryeministrisë në bulevard, po ashtu presin një sinjal nga BE. Në mungesë të këtij sinjali, disa prej kontestuesve po presin zhvillimet amerikane me bindjen që administrata Tramp do prodhojë një politikë të ndryshme nga ajo e përcaktuar nga paraardhësi i tij Obama. Nuk dihet se sa reale është kjo analizë, por një gjë është e sigurtë. Paqartësia e SHBA ka bllokuar edhe BE dhe ky është shkaku që Lajçak e quan vizitën e Mogerinit dhe rezultatet e saj të frustruara. BE nuk ka arritur të marrë një rol lidershipi vetë në Ballkan. Ajo nuk e përballon dot vetë presionin e Rusisë dhe në këtë rast, ndihma dhe rakordimi me SHBA është jetik. Me gjasë, në samitin e ardhshëm të NATO në Maj, do kemi një qëndrim më të qartë amerikan, por deri atëherë, Ballkani do vijojë të lëngojë nga e njëjta krizë, një krizë e prodhuar nga paaftësia e BE për të qenë e vendosur në hapat e mëtejshëm të saj në Ballkan!

Blendi Fevziu

 


Etiketa: ballkanbebosnjeMacedoniashbashqiperi


Ju sugjerojmë

Serbia: Popoviç e pranoi ‘nën presion’ fajësinë në Kosovë për nxitje të përçarjes
Rajoni

Serbia: Popoviç e pranoi ‘nën presion’ fajësinë në Kosovë për nxitje të përçarjes

9 Gusht, 2025 3:22 pm
Tetë dekada pas sulmeve atomike, Japonia ngre zërin kundër armëve bërthamore
Bota

Tetë dekada pas sulmeve atomike, Japonia ngre zërin kundër armëve bërthamore

9 Gusht, 2025 3:03 pm
Plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia: 3 të arrestuar, 1 në kërkim
Aktualitet

Plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia: 3 të arrestuar, 1 në kërkim

9 Gusht, 2025 2:52 pm
Nis restaurimi i kishës 1300-vjeçare në Arrëz të Lushnjes
kulture

Nis restaurimi i kishës 1300-vjeçare në Arrëz të Lushnjes

9 Gusht, 2025 2:22 pm
Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?
Aktualitet

Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?

9 Gusht, 2025 2:05 pm
Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
Aktualitet

Qëlloi me armë gjahu kuajt në Parkun e Llogarasë, nis hetimi për 55-vjeçarin

9 Gusht, 2025 1:51 pm
Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës
Aktualitet

Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës

9 Gusht, 2025 1:16 pm
Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka
Aktualitet

Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka

9 Gusht, 2025 1:00 pm
Policia në godinën e News24, asociacionet e gazetarëve: Të mos bllokohet puna e tyre
Aktualitet

Policia në godinën e News24, asociacionet e gazetarëve: Të mos bllokohet puna e tyre

9 Gusht, 2025 12:40 pm
Sherri me dy të plagosur në Fier, policia: Një 40-vjeçar goditi me thikë…
Aktualitet

Sherri me dy të plagosur në Fier, policia: Një 40-vjeçar goditi me thikë…

9 Gusht, 2025 12:24 pm
Para
Foto/ Aksident në rrugën Fushë Krujë-Milot

Përplasen dy makina, 4 të plagosur në Elbasan

Milionat e George Michael do t’i trashëgojnë fëmijët e miqve të tij

Dalin rezultatet e mjekësisë ligjore, zbulohet shkaku i vdekjes së George Michael

Ndeshjet e sotme/ Në darkë, fillon gara e madhe e futbollit Champions League

Dy supersfidat që luhen sot në Champions League, në “luftë” për kualifikim edhe dy lojtarët shqiptarë
















TE FUNDIT

Serbia: Popoviç e pranoi ‘nën presion’ fajësinë në Kosovë për nxitje të përçarjes

Serbia: Popoviç e pranoi ‘nën presion’ fajësinë në Kosovë për nxitje të përçarjes
9 Gusht, 2025

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të shtunën se zyrtari i Qeverisë serbe, Igor Popoviq, e nënshkroi "nën presion, dhe...

Lexo më shumë

Tetë dekada pas sulmeve atomike, Japonia ngre zërin kundër armëve bërthamore

Tetë dekada pas sulmeve atomike, Japonia ngre zërin kundër armëve bërthamore
9 Gusht, 2025

Në 80-vjetorin e përdorimit të bombave atomike për herë të parë në ndonjë luftë, mijëra persona kanë kryer lutje në...

Lexo më shumë

Plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia: 3 të arrestuar, 1 në kërkim

Plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia: 3 të arrestuar, 1 në kërkim
9 Gusht, 2025

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Zona e Treshit”,...

Lexo më shumë

Nis restaurimi i kishës 1300-vjeçare në Arrëz të Lushnjes

Nis restaurimi i kishës 1300-vjeçare në Arrëz të Lushnjes
9 Gusht, 2025

Kisha 1300-vjeçare në fshatin Arrëz të Lushnjes ka nisur të restaurohet. Ndërhyrja ishte urgjente për shkak se rrezikohej shembja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com