Jo të gjithë njerëzit dinë të mbajnë sekrete, por e rëndësishme është të kuptosh kur një informacion duhet ndarë me të tjerët apo jo ! Femrat e zgjuara e dinë mjaft mirë që jo të gjitha gjërat thuhen , ndaj nëse dëshironi që asgjë në jetën tuaj të mos shkojë keq bëni mirë që tre informacionet e mëposhtme t’i mbani për vete.
Të ardhurat
Mbajtja private të ardhurave ju bën të ndiheni rehat pranë njerëzve të tjerë. Ju nuk do të ndiheni të detyruar të paguani një darkë apo pije, vetëm sepse ju mund të merrni më shumë.
Askujt nuk i intereson sa merrni ju, por duke mos e ditur të paktën do t’i mbyllni derën zilisë.
Planet për një të ardhme afatshkurtër apo afatgjatë
Ndarja e planeve tuaja me të tjerët, mund t’ju prishë punë. Një opinion i dytë do t’ju vendosë në mëdyshje dhe ndikon në planet tuaja. Kur është fjala për të bërë një lëvizje në jetën tuaj, ju duhet të përqëndroheni vetëm tek qëllimi.
Jetën sentimentale
Askush nuk duhet ta marrë vesh kur ju keni pasur zënkën e fundit, arsyen përse e keni pasur dhe uljet ngritjet në lidhjen tuaj. Nuk keni pse krahasoheni me të tjerët, nuk jeni me askënd në konkurrencë, pra askujt nuk i intereson vërtetë sat ë lumtur apo të lënduar jeni,shkruan Living. Sigurisht nuk flasim për njerëzit e afërt të zemrës, por për njerëzit që takoni rastësisht në rrugë apo “miqtë” me të cilët mund të ndani shumë pak nga jeta juaj.