Në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, kanë njoftuar autoritete në Maqedoni.
Rreth orës 4 të mëngjesit disa persona të maskuar kanë thyer xhamat e ndërtesës, madje sipas informacioneve të Zhurnal, ata kanë tentuar ti vënë edhe flakën.
“Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi e ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Është kyçur edhe sektori i krimit të organizuar dhe shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit. Është urdhëruar edhe hapja e verifikimeve operative dhe plan operativ”, thuhet në njoftimin e ministrisë maqedonase.