Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Fuga i kujton Henri Çilit kohën kur përdorte universitetin për Bashën

2017/03/06 at 1:37 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
LIRONI POETIN PO VDES NE BURG!

Profesori i njohur i Filozofisë dhe Gazetarisë, Artan Fuga ka reaguar ndaj një shkrimi dhe karakature të botuar në gazetën “Mapo”. Në atë shkrim flitej për pozicionimin e dy “fugëve” majtas dhe djathtas. Përkatësisht, drejtori i Ramës, Endri Fuga dhe profesori Artan Fuga (sipas Mapos) me Lulzim Bashën. Siç duket profesorit nuk i ka pëlqyer ky shkrim që e akuzonte se ka lënë profesionin dhe po i shërben politikës.


Përmes një statusi të gjatë në facebook ai i kujton Henri Çilit kohën kur punon bashkë dhe Çili ishte me Lulzim Bashën dhe jo me Edi Ramën siç është sot. Ai thotë se “Lëvizja për Tiranën” e 2011 ishte e gjitha e iniciuar prej Çilit dhe kishte vënë në shërbim gjithë universitetin përfshirë edhe pedagogët.

Më poshtë postimi i plotë i Artan Fugës

Shkrimi nga gazetari Vladimir Karaj, dje në Mapo, media ngjitur me Universitetin Europian të Tiranës me pronar Henrin më solli shumë kujtime nga koha, nja gjashtë a shtatë vite më parë kur jepja ndonjë kurs leksionesh atje, dhe me këshilla e sugjerime përpiqesha të ndikoja të formatohej si duhej që kjo shkollë të ishte sipas meje, jo sikurse është.

Dhe më lindi ideja që ndonëse unë dua ta harroj atë histori të shkuar personale në karrierën time, një dështim atje për mua, (në planin tim personal, sepse nuk dua dhe as më intereson të jap këtu dhe tani gjykime për institucionin) sa herë mapua ose individë të tjerë atje të kenë dëshirën për t’u marrë me mua, shtyrë nga pasione që unë ua di burimin, të keqpërdorur, po të më ndodhin reminishenca, do t’ja tregoj këto publikut në formë kujtimesh.

Tani të gjithë rrëfejnë histori nga jeta e tyre, pse mos tregoj edhe unë ndonjëherë, sipas rastit!

Dhe m’u kujtua se shkrimi i mapos nënshkruar nga Vladimir Karaj më sulmonte, mbështetur nga karikatura shumë miqësore e karikaturistit të talentuar, aktori i njohur, specialisti i dizajnit zoti Bujar Kapexhiu, se kam humbur pavarësinë dhe shfaq politizime të anëshme.

Si duket më kanë harruar – thashë me vete.

Më kujtohet viti 2011.

Në Universitetin Europian të Tiranës vendosej gjithçka në dispozicion të kandidimit dhe të fushatës elektorale të Lulzim Bashës për postin e kryetarit të bashkisë të Tiranës. Përballë tij ishte Edi Rama që në atë kohë ishte tashmë kryetar bashkie dhe përpiqej ta mbante atë post.

Ë mo ju kujtohet apo jo?

Po, mo po; Lulzim Basha i sotëm dhe Edi Rama i sotëm.

Universiteti Europian i Tiranës, që sot ka këtë mapon e papolitizuar, atëhere vinte në dispozicion të fushatës të zotit Lulzim Basha salla, karrike, studentë, madje edhe pedagogë. Henri atëhere mobilizonte prapa një nisme gjoja “Inisiativa për Tiranën” intelektualë që t’a mbështesnin zotin Basha.

Ju kujtohet? Shkruante shtypi pranë zotit Rama atëhere.

Në takimet që bëheshin lihej edhe një karrige për zotin Rama, krejt në mënyrë provokative, sipasj meje, ku ai duhej të vinte të dëgjonte intelektualët e “Inisiativës për Tiranën”, mbështetës de facto të zotit Basha, të moderuar nga stafi i tij, që sigurisht dhe në mënyrë të natyrshme bënte fushatën e vet elektorale, partiake, personale, si kudo, që ta vendosnin pra këtë kandidatin tjetër, Edi Ramën, për shpatulla për muri.

Nga organizuesi i këtyre takimeve në Universitetin Europian të Tiranës kisha goxha presion të fortë që edhe unë të bëja pjesë si në Iniciativën për Tiranën, gjoja intelektuale dhe e pavarur, ashtu edhe të flisja në takimet elektorale të asaj kohe.

Përndryshe më thoshte ai atëhere do të isha indiferent, neutral, nuk do të luaja rolin tim si intelektual që duhet të angazhohet në politikë, etj.

Nuk pranova dhe iu thashë hapur, sinqerisht, fort : Jo!

Ka plot dëshmitarë për këtë.

Jo se kisha gjë kundër Lulzim Bashës. Ai për mua gjithmonë ka qenë dhe mbetet një politikan, intelektual, dhe njeri që sipas meje i ka të rrallë shokët në Shqipëri, në të gjitha anët e politikës shqiptare, por kisha arsye të tjera për të refuzuar.

E para, nuk isha dakord që universiteti europian i Tiranës si institucion dhe agjenci e depolitizuar të angazhohej qoftë edhe nën zë ose me salla a të tjera në një fushatë politike, elektorale.
E dyta, sepse grupimi “Inciativa për Tiranën”, megjithëse atje bënin pjesë intelektualë të nderuar, nuk ishte në thelb si iniciativë qytetare, por si mbështetje elektorale e zotit Basha. Moderohej nga stafi i këtij të fundit. Ky fakt mjafton ta vërtetoj.
E treta, ndonëse nuk kam pasur kurrë kontakte me Edi Ramën sa kohë që ai ishte dhe është në politikë, nuk më dukej korrekte t’i ngrihej atij apo kujtdo tjetër një rreng atëhere duke e ftuar të merrte pjesë a të ndodhej në mjedise para “gjykatësve” që në prapavijë e në të vërtetë asokohe ishin mbështetës dhe pranonin të moderoheshin nga stafi elektoral i zotit Basha.
Ishte një rreng i ulët Vladimir Karaj, por ti mbase nuk e di sepse atë kohë ti punoje në vend tjetër dhe për të tjerë njerëz. Si i pavarur sigurisht. Si Henri atëhere dhe tani!

Ja këto kujtime m’u ngjallën dhe thashë përse të mos nis t’i tregoj sa herë mapua që andej nga bregu i Lanës do të më ngjalle reminishenca!
Jo për t’u lavdëruar, aspak, nuk kam bërë asgjë, por për të treguar se pavarësia ime politike nuk nis sot.

Por, disave duhet t’ua kujtosh. Dhe unë nuk do të përtoj t’i ekzorcizoj të gjitha kujtimet e mia pak e nga pak nëse më jepet rasti sigurisht.

Etiketa: Artan Fugahenri cili


Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
Kryesore

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!

29 Qershor, 2025 7:08 pm
‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg
Kryesore

‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg

29 Qershor, 2025 7:01 pm
Prespa, zona që po rilind nga turizmi
Aktualitet

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

29 Qershor, 2025 6:34 pm
Para
Studentët mbetës tek Ekonomiku, reagon fakulteti: Ja e verteta

Studentët mbetës tek Ekonomiku, reagon fakulteti: Ja e verteta

Plas keq! Enca-Noizyt: S’mund ta bësh këtë me një njeri që të ka dashur e respektuar

Foto/ Njihuni me “blerjen” e re të Noizyt, a do zëvendësojë Encën kjo bukuroshe?

Rritja e siguracionit të makinave, pse nuk ndërhyn AMF?

LSI shpëton gruan e Dash Shehit, PS kërkoi ta shkarkonte
















TE FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
29 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se Irani ndodhej disa javë “larg” krijimit të një...

Lexo më shumë

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor, 2025

Një vajzë 4-vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës në qytetin e Lezhës. Sipas njoftimit të policisë,...

Lexo më shumë

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
29 Qershor, 2025

Për herë të parë, studentët në Serbi kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre ndaj politikës së jashtme të Serbisë, raportit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com