Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/ Kur dhe për çfarë nisi krisja e parë e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

2017/03/04 at 6:05 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vetëvrasja/ Çfarë i kërkoi Mehmet Shehu-Enver Hoxhës dhe çfarë i premtoi ky i fundit?

Krisja e parë në marrëdhëniet Hoxha­-Shehu, dy njerëzit më të fuqishëm të regjimit komunist, është shënuar më 11 shtator 1981. E ka memorizuar këtë vetë Hoxha në ditarin personal, ku përshkruan një takim të pazakontë me ish­kryeministrin atë pasdite vjeshte, që ka mbetur mister.

“Thirra Mehmetin nga Korça, ­shkruan ai në shënimin e së premtes të 11 shtatorit 1981, ­për ta pyetur për fejesën e djalit të tij me vajzën e një familjeje me plot kriminelë lufte, të pushkatuar e të arratisur. Kjo çështje zien në të gjithë Tiranën, por unë e mora vesh indirekt. Mehmeti e kishte bërë këtë fejesë me plot dijeni. Ky është një gabim i rëndë politik nga ana e tij. Biseda me të është në dorëshkrim në kasafortën time.”

Me aq sa dëshmon Hoxha në ditar, bën të qartë përmbajtjen e çështjes, ku zbulon për herë të parë gabimin e Shehut që ka lejuar një lidhje problematike të djalit të tij, po rezervohet të artikulojë detajet e ngjarjes, të cilat i ka zbardhur në letër dhe i ka sekretuar në kasafortën personale. Askush deri më sot nuk ka mundur të depërtojë në këtë të fundit për të mësuar sadopak nga misteret e bisedës së shumëpërfolur. Regjistrimi i saj nga Hoxha, i cili shpjegon se ndodhet në kasafortën e tij, nuk është gjendur asnjëherë. I vetmi fakt që më së shumti paramendohet për takimin e 11 shtatorit ’81 ka të bëjë me bindjen e Shehut nga Hoxha për të prishur fejesën e të birit. Ka sakaq një pohim tjetër, sipas të cilit, takimi sekret i asaj pasditeje vjeshte ka shënjuar fillimin e likuidimit të Shehut dhe ngritjen e Ramiz Alisë. Sidoqoftë, qasje të tilla sado bindëse, mbeten në kufijtë e hipotezave.

Ajo që dihet është tatëpjeta e vrullshme e Mehmet Shehut pas bisedës misterioze të premten e zezë të 11 shtatorit 1981. Pështjellimet e papritura në familjen e ishkryeministrit në fillimin e vjeshtës së atij viti, në një mënyrë apo një tjetër, konturuan dimensionet e një intrige vrastare. Kronologjia e tyre fillon me lajmin e mirë që Shehu merr nga i biri, mbrëmjen e 31 gushtit, lidhur me vendimin për t’u fejuar me një vajzë të njohur në Tiranë. Ishkryeministri gëzohet që më së fundi i biri, të cilin e kishte pikë të dobët, po bënte zgjedhjen e shumëpritur, por njëherazi tronditet kur mëson biografinë e papërshtatshme të vajzës që ka zgjedhur.

Nusja që do kapërcente portën e vilës kryeministrore vinte nga radhët e volejbollisteve të Dinamos dhe ishte vajza e një profesori të njohur të Universitetit të Tiranës, që flitej se kishte llogari të hapura me regjimin. I njohur edhe zyrtarisht nga Sigurimi i Shtetit me problemet biografike të nuses, Shehu e shpalli fejesën po atë javë, pa pyetur këtë radhë as Hoxhën. Ceremonia e fejesës, por sidomos vizita e çiftit Hoxha që e uroi ndër të parët në shtëpi, i fashiti deri diku dilemat e kryeministrit për profilin politik të nuses së të birit.

Deri këtu, Hoxha nuk di asgjë për atë çfarë stononte në lidhjen e djalit të Shehut. “Vamë uruam Mehmetin dhe Fiqireten për Nelin që u fejua”, shkruan ai telegrafisht në shënimin e datës 3 shtator 1981. Vetëm pesë ditë më vonë, Hoxha ndërron befas kryekëput mendje për fejesën e porsacelebruar. Njeriu që guxoi t’i tregojë të vërtetën, siç dëshmon Hoxha në dorëshkrimet e tij, është Ramiz Alia, një nga liderët e rëndësishëm të Partisë që deri në atë kohë nuk ishte shquar ndër të tjerët për protagonizëm të lartë.

enverhoxha

“Bisedova me shokun Ramiz, shkruan Hoxha në ditar për takimin e datës 8 shtator 1981, ai e dinte fejesën e djalit të Mehmetit me çupën e Turdiut dhe më tregoi mbi përbërjen me plot armiq të familjeve Turdiu dhe të Pipajve”. Nga ky moment kryeministri dhe familja e tij e shikojnë veten në një duel pa fund. Hoxha që i kishte besuar Shehut drejtimin e qeverisë për 27 vite me radhë, jo vetëm s’mund ta falë për rrëshqitjen në “batakun e armikut të klasës”, por vështron përtej saj. Takimi i 11 shtatorit ’81 është vetëm stacioni i parë i dyluftimit Hoxha­-Shehu.

Ajo çfarë është konsumuar në bisedën e asaj pasditeje të largët midis numrit një dhe dy të regjimit, është zbardhur nga vetë Hoxha dhe është koleksionuar në dosjen konfidenciale. Gazeta “Panorama” ka siguruar dorëshkrimin e rrallë dhe e publikon sot për herë të parë. Ajo që bie në sy në përballjen e dy udhëheqësve, është përpjekja e Hoxhës që të bindë Shehun për të prishur fejesën e të birit. Po si reagon ish­kryeministri për të korrigjuar gabimin dhe sa ndihet ai i penalizuar që ka bërë një martesë të palejueshme nga ana politike dhe pa pyetur Hoxhën?

Studiues e historianë të ndryshëm që janë marrë me këtë çështje pohojnë se katër orët e debatit të 11 shtatorit, kanë bindur Shehun të prishë fejesën, por dorëshkrimet e Hoxhës konfirmojnë tjetër gjë. Vendimi i kryeministrit për t’iu përgjigjur apelit së Hoxhës, është konfirmuar prej tij pas dy takimeve të tjera që kreu i regjimit ka thirrur me ngulm. Ditët në vijim do të zbardhim tekstin e plotë të dialogëve që kanë shkëmbyer Hoxha me Shehun në takimet e datave 12 dhe 13 shtator 1981…/ panorama

Etiketa: ditari i diktatoritdokumentienver hoxhakrisja e pareMehmet Shehut

Ju sugjerojmë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Shikoni si dukej Miriam Cani adoleshente

Miriam Cani: Ja çfarë ka bërë Era Istrefi që është kaq e suksesshme

Jorida Tabaku reagon per raportin e DASH: Raporti i DASH tregoi se një qeveri e korruptuar nuk mund të kryejë zgjedhje të lira!

Jorida Tabaku reagon per raportin e DASH: Raporti i DASH tregoi se një qeveri e korruptuar nuk mund të kryejë zgjedhje të lira!

A e dini pse meshkujt ulen në njërin gju kur propozojnë për martesë?

A e dini pse meshkujt ulen në njërin gju kur propozojnë për martesë?

TE FUNDIT

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
6 Qershor, 2025

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit...

Lexo më shumë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com