Ditët e sotme me futjen e teknologjisë në jetët e njerëzve, çdokush arrin të fotografojë ngjarje të çuditshme. Kjo ka ndodhur edhe me banorët në Zambia, kur janë frikësuar nga ajo që kanë parë në qiellin e tyre sipër një qendre tregtare,
Një figurë e çuditshme u vërejt sipër Mukuba Mall në Kitwe, Zambia.
Fotografitë shfaqin një figurë të madhe të ngjashme me atë të njeriut – dhe thuhet se ishte rreth 100m e gjatë. Forma e zezë dukej sikur ishte bërë nga një material tjetër ndryshe nga retë. Nga këndvështrimi i fotografisë, figura duket sikur po shikon poshtë qendrën tregtare.
Figura qëndroi në qiell për rreth gjysmë ore dhe disa menduan se u shfaq Zoti. Një dëshmitar tha: “U tronditëm kur pamë atë që dukej si njeri në re për rreth 30 minuta”.
“Disa filluan ta adhurojnë por të tjerët ikën. Ishte aq e çuditshme”, tha dëshmitari.