Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Numri II i PD ka një ofertë për Metën, revoltohet Ruçi: Po bën diversion?

2017/03/04 at 9:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD nis me bojkot dhe protesta në fillim të dhjetorit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ka bërë një “ofertë” kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të cilit i kërkon që anëtarin e tij në Komisionin Hetimor të opozitës për CEZ ta bashkojë me opozitën, dhe jo me Partinë Socialiste.


Kërkesa ka ardhur zyrtarisht në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në datën 2 shkurt, pak përpara se opozita të niste bojkotin parlamentar. Menjëherë ka ndërhyrë në këtë diskutim kreu i grupit parlamentar të PS­së, Gramoz Ruçi, i cili e ka quajtur kërkesën e Spahos një tentativë për diversion brenda mazhorancës.

Ilir Meta – Fillojmë Konferencën e Kryetarëve me rend dite: Vijimi i diskutimit për ngritjen e komisionit hetimor dhe kërkesë për zgjatje afati komisioni hetimor.

Gramoz Ruçi – E diskutuam edhe herën e parë që kishim të dy kërkesat nga komisionet hetimore. Unë do t’i bëja thirrje opozitës që tani ne duam apo nuk duam po i afrohemi çdo ditë e çdo muaj zgjedhjeve dhe nuk më duket e arsyeshme t’i zvarrisim dhe t’i shtyjmë tre apo katër herë afatet e komisioneve hetimore. Në parim,
për ne nuk përbën problem për t’i shtyrë, pasi hajde se po i shtyjmë që të dy komisionet, se i shqyrtuam radhën e parë dhe ramë dakord që t’i shtynim një muaj. Tani kemi një kërkesë, por kjo nuk do të thotë se kërkesa e parë ka rënë, prandaj unë do të kërkoja nga kolegët e opozitës mirëkuptim që nëse biem dakord t’i shtyjmë edhe një muaj të dy komisionet hetimorë dhe t’i mbyllim këto çështje.

Edmond Spaho – Unë nuk kam punë farë me komisionin tjetër, por kam punë vetëm me komisionin tim. Zoti Ruçi thirrje të mos më bëjë mua, por përfaqësuesve të partisë së tij në komisionin hetimor, pasi nuk vijnë në mbledhje. Në mënyrë konstante ky komision është vënë përballë alternativës për të dështuar. Sot po ju them se në 17 mbledhje që kemi tentuar të bëjmë, janë bërë vetëm 8 mbledhje, për
shkak mospjesëmarrjeje. Unë nuk dua të bëj debat, sepse e di që debati me mazhorancën për këtë çështje i kotë. Kam provuar të gjitha format për të mbledhur komisionin. Zoti Kryetar, do t’ju kërkoja Juve që të influenconi që përfaqësuesi juaj në komision të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit, në mënyrë që të bëhet mazhoranca, pasi unë nuk siguroj dot mazhorancën. Nëse përfaqësuesi juaj nuk do të vijë në mbledhje, unë duke filluar nga nesër do ta zhvilloj pa kuorum mbledhjen. Do t’i thërras dëshmitarët në prezencë të medias, pastaj në janë të vlefshme apo jo le ta gjejnë ata që.., por durimi në këtë çështje ka marrë fund. Këtu nuk është çështje afatesh, po të ishin ndjekur afatet dhe të punohej normal do të kishte përfunduar që në tre mujorin e parë. Këtu në mënyrë sistematike bëhen përpjekje që komisioni të mos mblidhet dhe ia kanë arritur në shumë raste. Unë kam dy kërkesa: E para, që përfaqësuesi juaj të vijë në komision dhe e dyta, nëse nuk do të sigurohet kuorumi nga dita e nesërme unë do ta mbledh komisionin pa kuorum. Që komisioni të përfundojë punë duhen së paku dy muaj, pasi janë edhe rreth 20 dëshmitarë për t’u
pyetur.

Gramoz Ruçi – Ti do të bësh diversion midis nesh?

Edmond Spaho – Jo nuk dua të bëj diversion. Unë po ju them se duke filluar që nesër se edhe nëse nuk sigurohet kuorumi unë do të mbledh komisionin. Po ju them edhe këtë, se që nga dita që është krijuar komisioni vetëm një seancë normale është bërë. Kjo seancë ka qenë ditën kur është thërritur Kryeministri, pasi i tha palës së tij se ju nuk keni të drejtë të bëni pyetje. Pyetjet do t’i bëjnë këta, pasi këta e kanë krijuar komisionin dhe në të gjitha rastet e tjera atje është bërë lesh arapi dhe ju nuk shqetësoheni fare.

Gramoz Ruçi – Unë shqetësohem për etikën Tuaj si kryetar komisioni dhe të përfaqësuesve të tu, madje dhe një zonje, anëtare të komisionit tuaj…

Edmond Spaho – Jeni keq informuar.

Gramoz Ruçi – Nuk jam keq informuar sepse e ndoqa live.

Edmond Spaho – Ne, madje jemi shumë tolerantë sepse zonja i drejtohet kolegut me duart të prangosura duke i cituar se ti duhet të shkosh në burg me duart të prangosura. Kujt i flet ajo ashtu. Nuk e ke ndjekur live sepse seanca ka qenë e ndërprerë në atë kohë. Në vend që të ngrihemi ne dhe të kërkojmë përjashtimin e saj, ngriheni ju! Kjo është qesharake.

Valentina Leskaj – Ne në mbledhje të Konferencës nuk jemi mbledhur për të shqyrtuar atë. Në konferencë të Kryetarëve minimalisht respektojmë njëri – tjetrin. Unë e kuptoj që Ju mund të keni arsyet tuaja …

Edmond Spaho – Duhet të më respektoni edhe mua që më keni vënë të drejtoj atë komision, duhet të respektoni edhe kolegët e tjerë që janë në atë komision.

Valentina Leskaj – Të lutem le të ndjekim një radhë. Këtu po flet një kryetar grupi, dakord. Të mbarojë dhe pastaj merreni fjalën juve dhe ne të dalim nga kjo mbledhje të qartë dhe jo të dalim tek oborri dhe të gjuajmë njëri tjetrin. Nëse nuk ka një konkluzion natyrisht që kjo do të ndodhë, prandaj të respektojmë njëri – tjetrin.

Edmond Spaho – Vendimi im është ky, që ne duam dy muaj afat për zgjatjen e veprimtarisë së komisionit, pasi ka ende dëshmitarë për t’u pyetur. E dyta, dua që ju të garantoni kuorumin e komisionit. Nëse nuk më sigurohet kuorumi unë do ta mbledh komisioni pa kuorum. Komisionit i mbaron afati me 20 shkurt, por praktikisht datat e punës së komisionit të hënën përfundojnë, sepse sipas juristëve të komisionit duhen dy javë për të shkruajtur raportet. /Shqiptarja.com

 

Etiketa: debateKomisioni hetimor i CEZmetaRuçiSpaho


Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Rrëfimi/ E reja tregon shkaqet që çuan të fejuarin ti vinte flakën vetes

Rrëfimi/ E reja tregon shkaqet që çuan të fejuarin ti vinte flakën vetes

Studentja e Ekonomikut i dha fund jetës për një provim, flasim prindërit

Studentja e Ekonomikut i dha fund jetës për një provim, flasim prindërit

Kreu i ONM: Reforma në drejtësi do bëhet, pa të s’ka anëtarësim në BE

Ndërkombëtarët: Tetë nga 29 kandidatët e Vetingut në “listën e zezë”
















TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com