Policia ka reaguar për ngjarjen e sotme në Vlorë, ku dy biznesmenë janë përleshur mes tyre.
Sherri ka degjeneruar edhe në përdorimin e armëve. Mësohet se një prej biznesmenëve, D.D. 31 vjeç, pronar lokali, ka qëlluar me armë manovër drejt konkurrentit për ta trembur atë.
Pronari tjetër është M.B. 48 vjeç, pronar lokali edhe ky. Plumbi manovër nuk e ka kapur këtë të fundit. Pas ngjarjes, Policia i ka shoqëruar të dy.
NJOFTIMI I POLICISE
Informacion paraprak Rreth orës 14:20, pranë Bashkisë së qytetit, pas një konflikti për motive tregëtie, shtetasi D.D, rreth 31 vjeç (pronar i një lokali) ka qëlluar me armë manovër në drejtim të shtetasit M.B, rreth 48 vjeç (pronar i lokalit tjetër) me qëllim për ta trembur këtë të fundit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar armën e llojit Pistoletëmanovër si dhe 3 gëzhoja fishekësh të vërtetuara nga ekspertët si “zhurmues” ose manovër. Nuk ka asnjë person të lënduar. Policia ka bërë shoqërimin e te dy shtetasve si dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes