Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës një kërkesë lidhur me shkrimet e publikuara në mediat italiane për 1300 konteniere me mbetje të rrezikshme që dyshohet se janë groposur në Shqipëri. AKIP kërkon që të nisë hetimi kryesisht për këtë çështje.
Lavdosh Ferruni tha se “lajmet për konteniere janë shqetesuese. Ne i kërkojmë prokurorisë të nisë hetimin sa më shpejt dhe të informojë publikun me atë çka po ndodh”. Sipas tij nëse këto mbetje janë groposur në Shqipëri, bëhet fjalë për emergjencë mjedisore.
Po kështu AKIP është drejtuar për informacion edhe në Ministrinë e Financave dhe atë të Mjedisit.
Sipas mediavve italiane konteniere me mbetje janë nisur nga porti i Barit me destinacion Shkupin ku do të asgjësoheshin por nuk kanë mbërritur në destinacion. Sipas tyre mbetjet kanë hyrë në portin e Durrësit dhe më pas nuk dihet se ku janë groposur.