Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës ditën e djeshme, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, madje ka guxuar ta shtyjë nga shkallët edhe pse ishte shtatzënë.
Bëhet fjalë për Rezart Zanin banues në lagjen “Ali Demi” në Tiranë i cili ka rrahur në banesë gruan shtatzënë. Policia tha se gruaja me iniciale A. Sh., 39 vjeçe ndodhet në spital Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende motivet që çuan 40 vjeçarin në veprimin e rëndë për të dëmtuar gruan shtatzënë.