Dashi
Karriera: Keni para jush një muaj pa ndryshime të mëdha. Me një fjalë nuk do të ketë ndryshime pozitive në karrierë, por as konfrontime e ndryshime negative. Pra, shfrytëzojeni këtë kohë për t’i përfunduar punët e këtij viti. Personat e lindur në periudhën prej 1 deri më 20 prill, duhet të luftojnë më shumë për karrierën e tyre. Dorëheqja ose largimi nga obligimet është rrugë e gabuar. Jeni person fitues, andaj më pak nuk do të jeni të kënaqur.
Dashuria: Gjatë muajit mars edhe detajet më të vogla në dashuri çojnë peshë. Një fjalë e gabuar, qoftë edhe e paqëllimshme, mund t’ju sjellë shumë hidhërim. Pra, kujdes me fjalorin tuaj. Yjet ju këshillojnë që në pjesën e parë të këtij muaji t’i jepni më shumë rëndësi partnerit dhe t’i shpalosni para tij ndjenjat tuaja, në këtë mënyrë do ta keni shumë më lehtë në pjesën e dytë të muajit.
Personat e lirë të kësaj shenje tashmë po merren me pasoja dhe dështime, fajësojnë veten pse nuk kanë arritur të gjejnë partnerin e jetës. Ka të vërteta këtu, mirëpo kjo përvojë vetëm sa ju ka kalitur dhe ju ka përgatitur për ta kërkuar personin e duhur. Megjithatë nuk duhet të mbylleni në mendime.
Demi
Karriera: Gjendja juaj e punës dhe profesioni janë stabilizuar. Ata që punojmë me numra e kanë suksesin e garantuar në mars. Megjithatë, komplikime mund të ketë në raporte me njerëz. Provoni të bashkëpunoni më mirë me kolegët tuaj, respektivisht të jeni neutral dhe të shmangeni nga eskalimet e panevojshme të situatës, sidomos në periudhën 11 deri më 16 mars. Ata që kërkojnë përmirësim të gjendjes financiare duhet edhe të investojnë dhe atë në plane afatgjate. Pra, është një periudhë relativisht e mirë për financa.
Dashuria: Në këtë periudhë do të veproni të mbyllur në vete, gjë që mund të lëndojë partnerin tuaj – ndërsa mund t’ju bëjë edhe ju të vuani. Dyshimi juaj është shkaktari i këtyre problemeve. Pra, ata që nuk janë të sigurt në ndjenjat e partnerit, mund të përballen me një periudhë të vështirë në dashuri. Megjithatë, prej datës 17 e deri më 28 mars, raporti me partnerin do të jetë në nivel të kënaqshëm.
Personat e lirë të kësaj shenje do të kenë mundësi të takojnë personin e jetës. Mirëpo nuk duhet të kërkojnë shumë. Nëse zgjidhni shumë dhe mendoni se, secilin person mund ta bëni për vete, në fund të muajit do të kuptoni se keni mbetur duarthatë për fajin tuaj. Pra, kërkojeni atë që është kryesore për ju.
Binjakët
Karriera: Ju e ushtroni profesionin tuaj në mënyrë të çrregullt. Mirëpo, nëse dini ta shfrytëzoni kohën e duhur dhe i kuptoni kufijtë tuaj, atëherë suksesi nuk do të mungojë. Pjesa e parë e këtij muaji është optimale që t’i prezantoni synimet dhe kualitetet tuaja, ndërsa financiarisht do të mund të përfitoni në pjesën e dytë të këtij muaji.
Dashuria: Ndodheni para një periudhë të mbushur me harmoni, por edhe më zënka të herë pas hershme, të cilat nëse i injoroni, nuk do të mund t’ua prishin lumturinë që keni me partnerin. Përpiquni ta shpjegoni atë që ndjeni në zemër dhe do të mund të gjeni mirëkuptim më të madh të partneri.
Personat e lirë të kësaj shenje duhet të kenë më shumë kujdes në paraqitje. Ata shpesh tregohen të padurueshëm sepse pyesin shumë dhe në fund vendosin sipas qejfit vetjak. Pra, lejoni që gjërat të zhvillohen ngadalë dhe në interes të dyanshëm.
Gaforrja
Karriera: Gabimet e bëra nuk duhet t’i vajtoni, por të përpiqeni t’i harroni dhe të ecni më tutje në karrierë. Me një fjalë, shfrytëzojini gabimet e bëra si përvojë dhe mësim për projektet e radhës. Mirëpo, për të arritur deri të suksesi i synuar duhet të keni më shumë vetëbesim. Do të keni mbështetjen e yjeve, prandaj mos qëndroni pasiv, lëvizni. Hidhuni në aksion dhe të shihni se mund të arrini suksese, të cilat i keni ëndërruar.
Dashuria: Gjatë muajit mars do të jenë mjaft optimist dhe aktiv, mirëpo ekzistojnë faktorë që mund të shndërrohet në pengesë për lidhjen tuaj dhe ato janë problemet e së kaluarës. Por nëse arrini të silleni siç duhet me partnerin tuaj do ta gjeni mirëkuptimin dhe rrugën për ta ndërtuar në duet të ardhmen e përbashkët.
Personat e lirë të kësaj shenje në mars do të njoftojnë një partner të ri. E keqja është se nëse nuk veproni, as që do ta kuptoni ndonjëherë se çfarë shansi ju jepet në jetë. Hiqni dorë nga e kaluara dhe shikoni përreth, ngase dikush sikur po interesohet për ju.
Luani
Karriera: Për luanët përpara është një periudhë përplot suksese dhe fitime. Ata të cilët dëshirojnë të jenë bos-a është kohë ideale për të filluar një biznes, ngase me mbështetjen e tillë të yjeve suksesi është i garantuar. Po ashtu edhe ata të cilët punojnë në kolektiv do të rrezatojnë dhe do të krijojnë një atmosferë të këndshme në vend të punës. Thënë shkurt, është muaji kur ju do të prini në punë.
Dashuria: Edhe në dashuri luanët do ta kenë një muaj të lumtur, përplot hare e gëzim – ndërsa zemra përherë do t’ju rrah për partnerin. Një gjë duhet pasur kujdes, që të mos i bartin problemet e së kaluarës. Besoni me tepër në fuqinë e dashurisë tuaj dhe çdo gjë do të jetë e përkryer.
Personat e lirë mund të njohin një person për të cilin do ta jepnin edhe shpirtin. Pra, është muaji kur ëndrrat tuaja mund të bëhen realitet.
Virgjëresha
Karriera: Iu takoni atyre njerëzve që mendojnë se puna duhet të punohet 200 përqind. Duhet ta keni të qartë, se në muajin mars edhe 100% është i paarritshëm. Vetëm kështu mund të liroheni nga angazhimet e tepërta dhe ju kanë munduar dhe që nuk iu kanë shpënë drejt qëllimit tuaj. Po ashtu gjendja juaj psiko-fizike mund të jetë rënduar nga obligimet e shumta që keni. Pra, keni nevojë për relaksim dhe qetësi. Vetëm pas një periudhe të pushimit, do të mund të punoni më tutje në zhvillimin e karrierës tuaj.
Dashuria: Ju sikur po ndërtoni një mur rreth jush për të mos ju lënduar. Duhet ta shfaqni ndjeshmërinë tuaj dhe në këtë mënyrë do ta kuptoni më lehtë edhe partnerin.
Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë të mendimit se më mirë është të jesh singel, se i lënduar. Për këtë shkak shpesh dini të reagoni në mënyrë arrogante dhe të painteresuar në ofertat që ju vijnë. Kërkohet më shumë kurajë dhe ndjenja, e edhe kohë për të menduar.
Peshorja
Karriera: Prej datës 5 deri më 14 mars do të merrni një drejtim goxha riskant në punë, ndërsa telashe mund të keni për shkak të mungesës së financave. Sidoqoftë, nuk duhet të dorëzoheni, sepse do ta keni mbështetjen e planetit të Mërkurit – kur bëhet fjalë për marrëveshje dhe kontrata. Pra, nëse ju jepet rasti mund të rrezikoni, por kujdes duhet të kenë personat e lindur prej datës 1 deri më 23 tetor – të cilët duhet të bashkëpunojnë në kolektiv.
Dashuria: Një peshore stabile në mars do të konfrontohet me ndryshime të cilat nuk do të jenë të qarta për partnerin, i cili do të jetë i mendimit se ndryshimet e bëra nuk ia vlejnë. Mos lejoni që konflikti të eskalojë – ndërsa nervozen e herë pas hershme zbrazeni duke u marrë me aktivitete sportive.
Personat e lirë të kësaj shenje nuk do të jenë në gjendje të vendosin gjatë muajit mars. Edhe pse mund të gjejnë personin që i bën të lumtur, vështirë se mund të ndalen vetëm tek ai person. Pra, është një muaj i argëtimit për ju dhe jo i vendimeve.
Akrepi
Karriera: Prej datës 5 deri më 15 mars duhet të keni kujdes që mos ta humbisni interesimin për punë. Po ashtu duhet të keni kujdes si silleni me kolegët dhe eprorin tuaj, sepse kjo mund të ndikojë në të ardhmen tuaj. Edhe nëse mendoni se ka ardhur koha për ndryshimin e vendit të punës, mos nxitoni, ngase duhet të prisni një periudhë tjetër kur do ta keni mbështetjen më të madhe të yjeve. Kujdes duhet të keni dhe në aspektin financiar, sepse mund të bëni shpenzime të tepruara.
Dashuria: Në fakt, këtë muaj duhet t’ia bëni të qartë vetes se çfarë dëshironi. Mendimet e gabuara mund t’ua prishin disponimin, e disponimi mund të ndikojë të keni konflikt me partnerin. Prandaj, është mirë t’i matni fjalët dhe me komunikim të qartë të balanconi shpirtin tuaj.
Personat e lirë të kësaj shenje do të kenë vështirësi sepse ende nuk do të jenë në gjendje të tejkalojnë të kaluarën emocionale. Edhe pse për nga natyra janë persona që thyejnë shpirtrat e të tjerëve, këtë muaj do të jenë të qetë.
Shigjetari
Karriera: Përkundër faktit se do të jeni mjaft kreativ gjatë muajit mars, kjo gjë nuk do të reflektohet në punën tuaj. Gjithnjë do të gjendeni para një kurthe, ku kërkohet angazhim i madh në punë. Kah mesi i muajit mund të prisni një ndryshim pozitiv si në punë ashtu edhe në sferën e financave.
Dashuria: Gjatë këtij muaji nuk duhet të ndërmerrni iniciativa për të ndryshuar gjendjen e nderë që mund të përfshijë lidhjen tuaj. Po që se paraqiten problemet dhe pengesat e vogla, me pak mençuri ju dhe partneri juaj do të jeni në gjendje t’i tejkaloni ato. Pra, duhet të përpiqeni që t’i dhuroni vetes çaste të këndshme dhe të lumtura me partnerin.
Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë plot elan për të kërkuar partnerin e jetës. Dhe, fatmirësisht kanë mbështetjen e yjeve në këtë drejtim. Megjithatë, duhet të kenë kujdes, sepse nëse nuk janë tërësisht të lirë nga një lidhje e mëhershme mund ta humbasin këtë rast që iu ofrohet.
Bricjapi
Karriera: Gjatë gjithë marsit do të jeni të angazhuar me punë të ndryshme, dhe do të keni elan për t’i realizuar ato. Kërkoni të mbërrini në maje të karrierës, andaj edhe nuk ndaleni dhe angazhoheni në secilin projekt që iu afrohet. Po ashtu edhe ndihma që do ta ofroni në kolektiv nuk do të kalojë pa u vërejtur – ndërsa edhe financiarisht mund të përfitoni më shumë gjatë këtij muaji.
Dashuria: Për nga natyrë jeni të sinqertë, ndërsa kjo veti e juaja do të jetë edhe më e ekspozuar gjatë muajit mars. Megjithatë, përpiquni që ta ndryshoni pak qëndrimin, dhe të jeni më shumë argëtues dhe me dell humori. Prej datës 3 deri më 22 mars një përkushtim më i madh ndaj partnerit do të forcojë lidhjen tuaj edhe më shumë – ndërsa butësia juaj do të çmohet nga partneri. Me një fjalë, do ta gjeni lumturinë e kërkuar në dashuri.
Personat e lirë të kësaj shenje do të mund ta përjetojnë një flirt të këndshëm gjatë muajit mars. Madje, ata që tashmë kanë nisur një lidhje dashurie, ajo mund të forcohet edhe më shumë, me mundësi të kurorëzimit në altar. Veproni, mos lejoni të hyni në vitin 2017 të vetmuar.
Ujori
Karriera: Puna ju bën të lumtur, mirëpo nuk shihet ndonjë sukses i madh gjatë muajit mars. Ky do të jetë sigurisht një muaj, ku më shumë do t’i përfundoni punët e lëna në gjysmë të rrugës. Nëse është e nevojshme konsultohuni me familjarët për planet tuaja të ardhshme, dhe mund të arrini sukses në karrierë. Po ashtu ju pret një befasi në aspektin financiar, sepse do të fitoni aty ku nuk e keni pritur fare.
Dashuria: Ky muaj mund të jetë i mbushur me harmoni po që se do të jeni në gjendje të shmangeni nga thashethemet. Por, po ashtu do të keni një moment gjatë marsit, kur do të ndaleni në një pikë dhe do të mendoni si të vazhdoni më tutje me partnerin. Nuk duhet të fajësoni partnerin për ndonjë gabim eventual, sepse gabimet në dashuri nuk i bën një person por çiftet. Në përgjithësi kërkohet një ndryshim radikal në dashuri që ju të jeni të lumtur.
Personat e lirë të kësaj shenje, sidomos ata që kanë lindur në fillim të kësaj shenje, kanë data të mira për ta takuar partnerin e jetës. Të tjerët duhet të presin ditë më të mira.
Peshqit
Karriera: Për të lindurit në shënjën e peshqve, muaji mars nuk do të ketë ndonjë domethënie të madhe në karrierë. Madje, edhe kritikat që mund t’i merrni prej eprorëve dhe bashkëpunëtorëve tuaj nuk do t’ua prishin disponimin. Ju thjesht nuk dëshironi të kaloni një fundvit në stres.
Dashuria: Gjatë këtij muaji do të jeni një artist i vërtetë, përplot zell për humor. Kjo sjellje e juaj do ta disponojë partnerin, me të cilin mund të kaloni çaste të paharruara. Megjithatë, kerkohet të investoni pak më shumë energji në raport me partnerin – i cili mund të ridashurohet me ju.
Personat e lirë të kësaj shenje do të kenë mundësi të takojnë partnerin e ëndrrave, dhe momenti i duhur për këtë gjë janë party-it, të cilat nuk do të mungojnë këtë muaj. Ata të cilët do ta vazhdojnë një lidhje stabile që tashmë kanë, ose që përtojnë të dalin, mund të humbasin shansin e mirë për të takuar personin e duhur./tvklan.al