Sabri Fejzullahu është bërë sërish gjysh. Në fakt, vajza e këngëtarit, Bulza është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, teksa shihet me vajzën të sapoardhur në jetë. Bulza e ka pagëzuar vajzën me emrin Riga.
“Flm Zot për këtë bekim të dytë. Riga mirë se erdhe në këtë botë nanë. Të paçim me jetë të gjatë e rrit të shëndetshme. Të duam shumë”, ka shkruar Bulza në Instagram.
Ndërkohë këngëtari është gjysh edhe i tre fëmijëve të djalit të tij, Ermal Fejzullahut. Kështu këngëtari i mirënjohur dhe aq i dashur për publikun ka fituar sërish këtë status për ë pestën herë.